Gjuha shqipe

Page 92

Të lexuarit

Studiojmë tekstin Kuptimi 1. Pse malësorët vendosin të dalin për gjah? 2. Pse e zgjedhin Mark Shalëgjatin që t’u prijë? 3. Duke u mbështetur në fjalët e malësorëve ritregoni se si u bë gjuetia: • e derrit, • e drerit, • e ujkut, • e arushës, • e dhelprës. 4. Gjeni në tekst fjalinë ku tregohet vendi ku u mblodhën gjahtarët. 5. Gjeni në tekst fjalitë që tregojnë se gjahtarët ndihen të turpëruar.

14. Si mund të thuhen ndryshe fjalitë e mëposhtme? Plotësojini në fletore sipas shembullit të mëposhtëm: Ç’muaj është tani? Në ç’ muaj jemi? Sot ka pesëmbëdhjetë ditë. ___________ Sa ka muaji sot? ___________ Ka bërë mot i mirë. ___________ Shpejtoni këmbët! ___________ 13. Në këtë pjesë janë përdorur shumë fjalë përshëndetjeje. Nënvizojini ato në libër. Cilat nga ato i përdorni edhe ju? 14. Ç’tipa fjalish janë përdorur më shumë? Pse?

Interpretimi 6. Çfarë ndieni për drerin e plagosur? Po për ujkun që e shqyen qentë? 7. Çfarë do të tregojë autori se për të vrarë dhelprën u deshën të bashkoheshin të gjithë malësorët? 92

8. Ç’mendim keni ju për organizimin e gjahut nga malësorët? 9. A ju pëlqen mënyra se si bisedojnë ata me njëritjetrin? Po ju a gjeni mirëkuptim me shoku -shokun, kur doni të organizoni diçka: një ndeshje, një ekskursion, një ditëlindje etj.

Dialogu Biseda ndërmjet dy a më shumë personave quhet dialog. Në dialog fjalët e çdo njeriu shkruhen me vizë përpara. Tregimi Gjahu i Malësorëve është ndërtuar me bisedat e malësorëve. Nga këto biseda ne kuptojmë se çfarë duan të bëjnë malësorët, si i kanë emrat, ç’kohë dhe ditë është, si shkon gjahu, çfarë ndiejnë ata etj.

Gjuha 10. Zbuloni veçori të dialogut ndërmjet malësorëve. 11. Plotësoni në fletore disa nga cilësitë e Mark Shalëgjatit: P.sh.: Është i gjatë, ............................... 12. Shkruani në fletore emrat e kafshëve që gjenden në malin e Tomorit. Rrethoni egërsirat. 13. Në përshkrimin e gjahut gjejmë të imituara zhurmat e qenve, të pushkëve, të trumpetës. Për ç’qëllim përsëriten ato?

Detyrë ♦ Shkruani në fletore një dialog ndërmjet jush dhe shokut tuaj. ♦ LEXONI bukur pjesën sipas roleve nga fillimi deri te “… s’ka frikë edhe nga vdekja, është burrë i vërtetë”. Edhe pjesën nga “Ty, ty, ty… deri te gjuetia e dhelprës.” Mos harroni të imitoni zhurmat e gjahut. Përfytyroni sikur të ishit ju vetë gjahtarë.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.