Gjuha shqipe

Page 85

Përralla dhe histori të vërteta

ë

jm

S

r k h

Përmbledhja e përrallës

ua

E bija e hënës dhe e diellit

Rilexoni më parë përrallën. Le ta përmbledhim atë sipas skemës.

Hyrja

Ishte një nënë që kishte një djalë të vetëm. Kur djali u nis për

gjah, nëna e porositi të mos shkonte në malin ku ishte kuçedra.

Djali nuk dëgjoi nënën, por vashën e zemrës, e cila këmbënguli

që ai të shkonte te mali i rrezikshëm.

Zhvillimi

Djali dëgjoi të dashurën dhe u nis për gjah në malin ku ishte

kuçedra. Atje u përball me kuçedrën, e cila e çarmatosi dhe e

detyroi të dorëzohej. Djali i kërkoi kuçedrës ta lejonte të shkonte

për të përshëndetur nënën dhe të dashurën, duke i lënë si premtim

Besën.

Pasi u bind, kuçedra e la djalin të përshëndetej për herë të fundit

me nënën dhe vashën. Nëna ia dha kujës, kurse vasha i tha

trimit se do ta shoqëronte deri në malin e kuçedrës. Kuçedra në

fillim u gëzua kur e pa djalin e vashën. Por vetëm me një të parë

vasha e mbërtheu kuçedrën në vend. Djali e kuptoi se ajo nuk

ishte një vashë e zakonshme. Ajo ishte e bija e hënës dhe e

diellit, që mbante në trup fuqinë e tyre.

Mbyllja

Vasha u martua me djalin, sepse e kuptoi që ai e donte me të

vërtetë dhe ishte trim e i besës. Kuçedra nuk doli më në sipërfaqe

të dheut dhe në mal filloi të lulëzonte përsëri jeta.

Ushtrohuni Zgjidhni një nga pjesët e leximit që ju pëlqen dhe shkruani përmbledhjen e saj, sipas shembullit të mësipërm.

85


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.