Gjuha shqipe

Page 44

hk ru aj m

ë

Të lexuarit

Ditari

S

Ditari personal

Ditari është një shkrim karakteristik, i cili nuk shkruhet për ta lexuar të tjerët; autori i tij është njëkohësisht dhe i vetmi lexues i tij. Në ditar shkruhen zakonisht ngjarjet kryesore që i ndodhin shkruesit gjatë ditës. Ngjarjet ndjekin rrjedhën kronologjike. Përgjithësisht ditari është aktual, sepse shkruhet gjithnjë në çastin kur ndodhin ngjarjet. Ka plot njerëz që i vënë ditarit emër: P.sh.: I dashur Mimi.

Në hyrjen e ditarit: Shkruhet data: I drejtohesh ditarit:

Shkodër, më 13. 03. 2000 I dashur ditar, Sot mezi më doli gjumi dhe arrita në shkollë

44

Në përmbajtjen e ditarit: me vonesë. a. Shkruhen veprime të jetës së përditshme: b. Tregohet një ngjarje që ke dëgjuar: Arditës i kishte bërë macja pesë kotele. c. Shprehen ndjenja e mbresa: d. Shprehen mendime: U ndjeva e hutuar nga gëzimi... Unë mendoj se edhe prindërit duhet t’i marrin parasysh dëshirat tona. Në fund të ditarit: Shkruhet një përshëndetje Mos u mërzit deri nesër. intime për ditarin.

Paçim...

Ditari - libër Ka ndodhur, sigurisht jo shpesh, që ditari i dikujt të botohet dhe të shndërrohet kështu nga një ditar personal, në një libër për të gjithë lexuesit. I tillë është Ditari i Ana Frankut, i vajzës 14-vjeçare të vrarë nga nazistët, e cila kishte shkruar për ngjarjet tragjike të asaj kohe, pa e ditur se një ditë ditari i saj do të botohej. I tillë është dhe Ditari i vajzës anonime, i botuar nga Frojdi, një pjesë të të cilit ju e komentuat në mësimin e kaluar. Por, ka raste kur shkrimtarët e shkruajnë librin në formën e ditarit, si p.sh. libri i Haki Stërmillit Sikur të isha djalë. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një ditar personal të botuar, por me një zgjedhje stilistike të autorit. - Përmendni dhe ju vepra të tilla të botuara. Detyrë - Shkruani një fletë ditari, sipas modelit të mësipërm. Zgjidhni njërën temë që dëshironi: aktiviteti i një dite, një ngjarje interesante, një ndjesi të re që keni provuar etj.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.