Gjuha shqipe

Page 219

Njohuri Gjuhësore

Gjymtyrë kryesore një ose dy folje, me jam + emër, mbiemër, numëror, GE

Vendi Zakonisht qëndron pas kryefjalës

H

US

2

ME

I TR

4 5

6

Kallëzuesi

Pyetjet ç’bën?, ç’është?, si është?

Nënvizoni kryefjalën dhe kallëzuesin. 1. Dy prej luanëve kishin rreth qafës jele të dendura. 2. Ata ishin meshkuj. 3. Trupi i tyre ishte i lidhur e gjithë muskuj. 4. Meshkujt dukeshin si të skalitur në gur. 5. Femrat e kishin trupin pak më të ulët. 6. Që të pestë kishin sy të verdhë. 7. Egërsirat shikonin kopetë e kafshëve barngrënëse. 8. Ato ishin të tmerruara nga luanët. 9. Tufa e luanëve qëndronte buzë lumit. 10. Uni i pa mirë bishat e egra. 11. Secila prej tyre ishte pesë herë më e fortë se njeriu. 12. Për një çast, Unin e pushtoi një ndjenjë pasigurie.

Përcaktoni çfarë tregon kallëzuesi në fjalitë e mësipërme. Shkruani tabelën në fletore dhe plotësojeni. Kallëzuesi

3

1

Tregon një veprim a gjendje të kryefjalës

Ç’bën kryefjala?

Ç’pëson kryefjala?

Gjendja e kryefjalës

Dalloni llojin e kallëzuesit. Vendosini në një tabelë dhe argumentoni ndarjen që bëtë. kishte zbritur, kanë hyrë, ishte afruar, ishin të bukur, flisnin, kishin mbushur, mbushnin, u mbushën, 219 filluan të flisnin, ishte trembur, ishin të ulur, duhet të fillojmë, mbarova së foluri, ishin mësuese.

kallëzues foljor

kallëzues emëror

Dalloni kallëzuesit në pjesën e mëposhtme. Kini kujdes kohët e përbëra si dhe foljen jam kur nuk përdoret si ndihmëse. 1. Ulërimat e meshkujve filluan të përhapeshin mbi sipërfaqen e gjerë të Lumit të Madh. 2. Një ndjenjë paniku pushtoi çdo qenie të gjallë. 3. Majmunët ishin bërë si të lajthitur. 4. Luanët vazhduan rrugën. 5. Meshkujt hapnin flegrat. Ata sikur donin të përpinin gjithë ajrin përreth. 6. Femrat nuhatnin tokën. 7. Papritmas, njëra prej tyre ndjeu erë njeriu. 8. Ajo zuri të zvarritej përtokë. 9. Kasollja ishte e fshehur midis barit. 10. Dy shoqet e saj ishin prapa. 11. Ato ishin të frikësuara. Thoni llojin e kallëzuesit dhe me se është shprehur. Shkruajeni tabelën në fletore dhe plotësojeni. 1. Zuri ngriti kokën. 2. Ndjenja e keqardhjes ishte e fortë. 3. Shoku i tij ishte Uni. 4. Ai nuk e ndihmonte dot shokun e tij. 5. Ky ishte një mendim i hidhur. 6. Luanesha e parë ishte tani fare pranë. 7. Çfarë ishin ato? 8. Por, për çudi, tani Uni nuk e kishte më frikë. 9. Në dejtë e tij filloi të rridhte me rrëmbim gjaku. 10. Sytë filluan t’i shkëlqenin nga guximi njësoj si sytë e luaneshës. 11. Ai ngriti sëpatën lart. Zuri duhet ta vriste bishën. 12. Ata ishin të dy përballë njëri-tjetrit.

Kallëzuesi

Kallëzuesi foljor një folje dy folje

emër

Kallëzuesi emëror jam+ mbiemër përemër numëror

Krijoni vetë ose gjeni në tekstin e “Gjuhës shqipe 7”, gjashtë fjali me llojet e ndryshme të kallëzuesve.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.