Gjuha shqipe

Page 218

Njohuri Gjuhësore

KALLËZUESI Duhet të mësojmë

që të arrijmë

Kallëzuesin. Llojet e kallëzuesit. Përshtatjen e kallëzuesit me kryefjalën.

Të njohim kallëzuesin e thjeshtë dhe të përbërë. Të dallojmë kallëzuesin foljor dhe emëror. Të përshtatim si duhet kallëzuesin me kryefjalën.

♦ Ç’është kallëzuesi? Fëmijët po festojnë. Të gjithë janë të gëzuar. Prindërit kanë ardhur në festën e fëmijëve. Grupi artistik ka përgatitur një program me këngë e valle. Genci me Arianin kërcejnë. Kërcimtarja është Genta. Gjyshi i Gentës mallëngjehet nga kërcimi i mbesës. Në tekstin e mësipërm foljet: festojnë, ka përgatitur, janë etj., kryejnë funksionin e kallëzuesit. Ato lidhen drejtpërdrejt me kryefjalën dhe tregojnë ç’bën, ç’pëson dhe gjendjen e kryefjalës.

Kallëzuesi është gjymtyra kryesore e fjalisë që tregon një veprim a gjendje të kryefjalës. Ai gjendet me pyetjen ç’bën?, ç’është?.

♦ Përshtatja e kallëzuesit me kryefjalën 218

Kryefjala dhe kallëzuesi janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Kështu, po të ndryshojë kryefjala, ndryshon edhe kallëzuesi. Në festë kish te ardhur gjyshi i Gentës (ai) Në festë kish in ardhur prindërit (ata) Veta III, nj. Veta III sh. Veta III, sh. Veta III, nj. Në festë kish e ardhur edhe ti .

Në festë kish it ardhur edhe ju .

Në festë kish a ardhur edhe unë .

Në festë kish im ardhur edhe ne .

Pra, kallëzuesi përshtatet me kryefjalën në numër dhe në vetë.

♦ Me se shprehet kallëzuesi Sipas gjymtyrës me të cilën shprehen, kallëzuesit janë: a. Kallëzues foljorë: Grupi artistik dha shfaqje. Një folje. Fëmijët donin të shkonin në ekskursion. Dy folje që lidhen me një kryefjalë. b. Kallëzues emërorë:

Unë jam nxënëse. Jam + emër Lugina ishte e gjelbëruar. Jam + mbiemër Ora ishte dymbëdhjetë. Jam + numëror.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.