Gjuha shqipe

Page 217

Njohuri Gjuhësore

T

H US

2

3

E

M RI

1

Plotësoni fjalitë e mëposhtme me kryefjalët në kllapa. (Të gjitha ato krijesa të vockla, Ai, diçka, nja dyzet të tjerë, unë) Papritmas, ________më lëvizi në këmbën e djathtë. Pashë një njeri të gjatë as gjashtë gishtërinj të gjatë. ______mbante në duar një hark e një shtizë. Pas po e ndiqnin edhe të paktën___________________. Në fillim ________ u befasova. Pastaj lëshova ca britma të tmerrshme. ____________________________u larguan të llahtarisura.

Gjeni dhe nënvizoni me të kuqe kryefjalën dhe me blu kallëzuesin. a. Tregimi ishte shumë i bukur. Ai tregonte historinë e një studenti dhe të një zogu. Të dy ishin personazhe interesante. Edhe përshkrimet në tregim ishin shumë të bukura. b. Zymbylat janë lule të këndshme. Ata fshihen në barin e lëndinës. Një bilbil e kishte folenë mbi një shqopë. Zogu i vogël dëgjoi një natë ankimet e një studenti. Ai vendosi të sakrifikohej për të. Për këtë ai vuri gjoksin mbi gjembin e trëndafilit. Tërë natën bilbili zëëmbël këndoi mbi gjemb. Gjembi i mprehtë i hynte thellë në gjoks. Studenti nuk e mësoi kurrë sakrificën e bilbilit. Përcaktoni me se shprehet kryefjala në fjalitë e tekstit të mësipërm. Shkruajeni tabelën në fletore dhe plotësojeni sipas modelit. Kryefjala

Pyetja

kush?, cili?, cila?, cilët?, cilat?

4 5 6

Aroma e murrizit

cila?

Me se shprehet emër

përemër

numëror

gr.emëror +

Gjeni kryefjalën në fjalitë e mëposhtme. Ç’përemër vetor mund të përdorej atje ku nuk është shprehur? Ecëm dhe ca. Sikur kishim rënë nga një tjetër planet. - Ç’është ajo? – pyeti Loloja. Dhe na tregoi me 217 gisht atje para nesh një shtyllë vigane. Kthyem sytë andej. Shtylla ishte nja dhjetë metra e lartë dhe, patjetër, me mbi tre metra diametër. Dukej sikur ajo e mbante malin. Mali ishte dhe çatia e Shpellës. Gjeni kryefjalët dhe thoni me se janë shprehur. Unë po rrija urtë. Atëherë ata kocomicë i prenë të shtënat. Pas pak, pashë se kishin ngritur një tribunë ndonjë këmbë e gjysmë të lartë. Së andejmi, njëri prej tyre më mbajti një ligjëratë të pasosur. Unë iu përgjigja me pak fjalë. Ai zbriti nga tribuna. Urdhri i tij për të vendosur plot shkallë në të dyja brinjët e mia u zbatua. Nëpër to u ngjitën afro njëqind veta....Ai popull e ndante qimen më katërsh në matematikë e në mekanikë. Mbreti i tyre i përkrahte shumë këto shkenca. Me bërthamën e grupit emëror të kryefjalës plotësoni sipas numrave kriptogramin. Në shtyllën e parë do të lexoni emrin e një personazhi shumë të dashur për ju. 1. Hëna e plotë ndriçonte anë e mbanë vendin. 1 2. Në detin e qetë lundronte anija me fëmijë. 2 3. Në anije rinia këndonte dhe kërcente. 3 4. Ilda ishte shumë e lumtur. 4 5. Atë e ngazëllente pamja e detit të qetë. 5 6. Ora ishte tre e mëngjesit. 6 7. Të gjithë në anije tashmë ishin të lodhur. 7 8. Filloi të fryjë lehtë era e mëngjesit. 8 9. Ritmi i një kënge të bukur u përhap në kuvertë. 9


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.