Gjuha shqipe

Page 18

Studiojmë tekstin

Të lexuarit

Kuptimi 1. Cila ishte Ana Miçek? Pse nxënësve ajo iu duk qesharake? 2. Riprodhoni në mënyrë të përmbledhur fjalët e mësuesit kur u tërheq vëmendjen nxënësve. 3. Çka ndodhi në oborrin e shkollës? 4. Pse Ana dhe Beni u futën me vonesë në klasë? 5. Shënoni me fjalinë e saktë dhe me të gabuarën:

Ana kishte tetë muaj që banonte në Gjermani. Sytë e Anës i tërhoqën Benit vëmendjen. Rexhina e ndihmonte Anën, kur ajo kishte nevojë për ndihmë. Djemtë po luanin me një top futbolli. Topi e goditi Anën në ballë. Ana filloi të shante me zë të lartë. Beni u pendua për veprimin që bëri. Zoti Zajbman nuk i qortoi fëmijët për vonesën. 18

6. Shkruani me një fjali temën e tregimit. Gjeni një titull tjetër për tregimin.

Interpretimi 7. Gjeni shkaqet e vështirësisë së komunikimit të nxënësve me shoqen e re: a. Ana nuk është nga ai vend. Kjo duket nga: gjuha, veshja, sjellja. b. Ana është e panjohur për klasën, ndërsa ata e njohin mirë njëri-tjetrin. e ndrojtur, Ajo ndihet: e pambrojtur. Ilustrojeni këtë me shembuj nga teksti. 8. Ndaluni në mënyrën e komunikimit të Benit me Anën. Është ky një komunikim: me gjeste, me sy, me veprime, me fjalë?

Ilustrojeni mendimin tuaj me shembuj nga teksti. 9. Pavarësisht se si sillet, si mendoni ju: Beni e ka inat Anën apo e pëlqen atë? Ku duket kjo?

Gjuha

10. Përshkruani në fletore personazhin e Anës, sipas kësaj skeme: Të dhënat personale (Emri, mbiemri, mosha) Gjendja shoqërore (Nga është, ku banon) Pamja

(Cilësitë fizike:

fytyra, flokët, sytë etj.)

Veshja

(Rrobat që ka veshur

në çastin e përshkrimit)

Karakteri

(Cilësitë e karakterit)

11. Shkruani nga një fjali ku të tregoni se si sillen me Anën: Rexhina, Katja, Beni, mësuesi. Zgjidhni dhe përdorni këto fjalë kyç që lidhen me secilin prej tyre (e përkrahu, e shtyu, e braktisi, e tërhiqte). IDEJA (Mesazhi) Nëse tema e një vepre është ajo për të cilën flitet, ideja është mesazhi, porosia që vepra (autori) i ofron lexuesit. Në tregimin “Ana” mesazhi i autorit synon te ndjenja e mbështetjes dhe e tolerancës që duhet të ketë secili prej nesh ndaj tjetrit, edhe sikur ai të jetë i ndryshëm nga ne.

Detyrë Shkruajeni gjatë idenë e tregimit “Mandolina”.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.