Gjuha shqipe

Page 173

Njohuri Gjuhësore

- mbiemri e vegjël mund të ndryshojë sipas numrit (i vogël), gjinisë (të vogla) e rasës (të vegjël); - përemri ata mund të ndryshojë sipas numrit (ai), gjinisë (ato) e rasës (atyre). Këto fjalë që mund të dalin me forma të ndryshme në fjali quhen fjalë të ndryshueshme. Klasat e fjalëve të ndryshueshme në gjuhën shqipe janë: - emri: festival, festivali, festivalit, festivaleve, festivalet - mbiemri: i fundit, e fundit, të fundit - numërori: dy, të dyve, të dyjave - përemri: ata, ato, atyre - folja: kërcej, kërcyen, kërcyeka, kërcefsha

Fjalë të ndryshueshme

Fjalët që dalin me një formë të vetme në fjali dhe nuk mund të ndryshojnë quhen Fjalë të fjalë të pandryshueshme. pandryshueshme Klasat e fjalëve të pandryshueshme në gjuhën shqipe janë: - ndajfolja: gjithmonë, keq, këtu, pak, sot etj. - parafjala: në, nga, për, tek etj. - lidhëza: edhe, por, që, sepse etj. - pjesëza: bash, ndoshta, po, vallë etj. - pasthirrma: bobo, oi, ore, uf etj.

H

US

ME

I TR

1.

Ndajini fjalët e mëposhtme në fjalë të ndryshueshme dhe në fjalë të 173 pandryshueshme: gjashtë, vonë, gjethe, mos, normale, nga, pikon, oho, asaj, ndonëse, e kuqe, pa, drejt, eci, këtë, me, atëherë, përse, tryezë, i dyti, bam, televizor.

2. Në fjalinë e mëposhtme gjeni fjalët e ndryshueshme dhe thoni cilës klase i përkasin:

Një re e rrumbullakët kishte zënë diellin dhe hijen e kishte lëshuar sipër gërmadhës në formën e një shpendi të zi gjigant, që kishte hapur krahët për të mbuluar gërmadhën e kullës ogurzezë.

3. Në fjalitë e mëposhtme gjenii fjalët e pandryshueshme dhe thoni cilës klase i përkasin:

Ajo i futi krahun Anës dhe mori përmes rrugës, përpjetë drejt parkut. Pranë shilarësve të fëmijëve qëndroi dhe u kthye me fytyrë nga Ana.

4. Lidhni fjalët e mëposhtme me klasën ku bëjnë pjesë: bubu nesër muzika jo i këndshëm pesë unë shikoj prej megjithëse

emër mbiemër numëror përemër folje ndajfolje parafjalë lidhëz pjesëz pasthirrmë

5. Gjeni klasën ku bën pjesë secila nga fjalët

në fjalitë e mëposhtme: Eh! Nata po afrohet. Drita e ditës tretet dalëngadalë mbi tjegullat e shtëpive. Mbasandaj, pak nga pak, manushaqet shfletohen. Hijet bëhen më të dendura, më të zeza. Nata u afrua. Nata erdhi shpejt.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.