Gjuha shqipe

Page 156

ë

m j a

u r k

Sh

Të lexuarit

Autobiografia

• Shkruani një shkrim autobiografik duke u ndalur në një çast kyç të jetës suaj. Por më parë lexoni për disa veçori të shkrimit autobiografik. Autobiografia (jetëshkrimi) është rrëfimi i jetës personale Termi autobiografik rrjedh nga tri fjalë greke: autos-vetvetja, bios-jetë; grapho-shkruaj. Pra, autobiografia është rrëfimi i një jete që tregohet nga vetë personi që e ka jetuar; si rregull shkruhet në vetën e parë (kujto përjashtimin që bën Noli te “Autobiografia”). Koha dhe të veçantat e rrëfimit Ngjarjet që thuhen në një autobiografi kanë ndodhur realisht dhe tregohen sipas një rregulli logjik e kronologjik. Ashtu si te biografia, edhe në këtë rrëfim përfshihen vetëm çastet më të rëndësishme në jetën e autorit. Ngjarjet intime alternohen me ngjarjet shoqërore, ashtu siç kanë ndodhur në të vërtetë.

156

Analiza Në një autobiografi dallohen faktet objektive, që janë të zhveshura nga ndjenja e emocione. Gjithashtu, kemi dhe përshkrime të gjendjeve shpirtërore dhe reflektime personale të vetë autorit, që na çojnë drejt rrëfimit subjektiv. Nëpërmjet analizës së fakteve dhe të proceseve të vetëdijes individuale (ose analizës), autori heton botën e tij subjektive, duke na shprehur ndjesinë që ka provuar kur ka ndodhur ngjarja; nga ana tjetër, mund të na e komunikojë drejtpërdrejt atë që ndien në çastin kur shkruan. Gjuha Gjuha e autobiografisë është e zgjedhur dhe e shkruar me shumë kujdes, sepse ai që shkruan një libër të tillë, nuk e bën për veten e tij, por për lexuesit. Përdoren fjalë të zgjedhura dhe shmangen shprehje të hollësishme bisedash.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.