Gjuha shqipe

Page 133

Përralla dhe histori të vërteta

Studiojmë tekstin

Kuptimi 1. Për ç’dukuri natyrore flet poeti në këtë vjershë? 2. Si e përfytyron poeti diellin: siç është në jetë apo si një qenie me shpirt? Gjeni ato vargje që ilustrojnë mendimin tuaj. 3. Në këtë vjershë poeti nuk është vetëm një soditës i peizazhit. Cilat janë ndjesitë që e kanë pushtuar poetin në këto çaste?  habia,  dhimbja,  indiferenca,  admirimi,  mospëlqimi? 4. Po juve çfarë ndjesish ju lindin gjatë perëndimit të diellit? A ndieni që t’ju pasurohen ato, pasi lexoni këtë poezi?

Interpretimi 5. Gjeni krahasimin me të cilin poeti e përshkruan diellin në çastin e perëndimit. 6. Cila është ngjyra kryesore me të cilën piktori do ta pikturonte këtë peizazh? 7. Ndaluni në marrëdhënien që krijon poeti: e kuqja, perëndimi, gjaku. Cila ndodh vërtet në natyrë? Cila ndodh në imagjinatën e poetit? 8. Me ç’hollësi e jep poeti përhapjen e përskuqjes së diellit: P.sh.: U skuqën ujrat dhe toka.

9. Krahasimi i zgjeruar në vargun e fundit: sikur prej dore magjistari t’ishin ndërruar të nxit imagjinatën dhe të shton habinë që të shkakton ndërrimi dhe bukuria e natyrës. A e keni vrarë ndonjëherë mendjen për këtë? Në ç’mënyrë? Nëse jo, le t’ju shërbejë kjo poezi për të pasuruar fantazinë dhe mendimin tuaj.

Krahasimi i zgjeruar quhet similitudë

Detyrë Përpiquni t’i ktheni vargjet në prozë duke ruajtur sa më shumë origjinalitetin e tyre. Përfytyroni disa dukuri të natyrës duke i shpirtëzuar: P.sh., lumi si gjarpër, gjethet e pemëve pëshpërisin, hëna buzëqesh etj.

133


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.