Gjuha shqipe

Page 121

Përralla dhe histori të vërteta HARPAGONI – Të gjithë gjykatësit të interesohen për shqyrtimin e kësaj çështjeje dhe, në qoftë se nuk m’i gjejnë paratë e mia, do të kërkoj drejtësinë e drejtësisë. KOMISARI – Duhen bërë gjithë hetimet e nevojshme. Sa para kishit në arkë, thatë? HARPAGONI – Dhjetë mijë florinj, të numëruar një për një. KOMISARI – Dhjetë mijë florinj? HARPAGONI – Dhjetë mijë florinj. KOMISARI – Vjedhje e rëndësishme. HARPAGONI – S’ka torturë që mund ta lajë këtë krim kaq të madh, edhe sikur të mos i jepet dënimi i merituar hajdutit, s’ka më siguri as për gjërat më të shenjta. KOMISARI – Në ç’monedhë ishte kjo shumë? HARPAGONI – Në flori tingëllues. KOMISARI – Cilin dyshoni për këtë vjedhje? HARPAGONI –Të gjithë, dhe dua të arrestoni e të burgosni qytetin me gjithë rrethet. KOMISARI – Po të më dëgjoni mua, nuk duhet të inatosim asnjeri, po të mundohemi me të urtë e me të butë të shtiem ndonjë provë në dorë, që të mundim të veprojmë pastaj me anë të forcës e kërcënimit për t’i gjetur gjithë paratë që ju kanë vjedhur.

Studiojmë tekstin Kuptimi 1. Cilin ves dënon autori në këtë komedi? Çfarë dëmesh mendoni se sjell ky ves në jetën e njeriut? 2. Gjendja e Harpagonit në momentin e vjedhjes është më tepër se dëshpëruese. Ku është ndryshimi në sjellje ndërmjet tij dhe një njeriu të zakonshëm, të cilit i kanë vjedhur një shumë lekësh? 3. Gjeni fjalët kyç që tregojnë dashurinë e sëmurë të Harpagonit për florinjtë? Paratë e mia të gjora

Gjuha Komedia Komedia është një lloj i lashtë i poezisë dramatike. Në kohërat antike ajo shfaqej në skenë ku luanin dy-tre aktorë që përdornin maskat për të krijuar efekte komike. Karakteristikë kryesore e komedisë është e qeshura. Në komedi pasqyrohen dukuri shoqërore të shëmtuara dhe të ulëta, që vihen në lojë nëpërmjet personazheve me vese. Elementet kryesore të saj janë ironia dhe sarkazma. Ndryshe nga tragjedia, që përfundon me dhimbje, komedia zakonisht përfundon në mënyrë të gëzueshme dhe në të mirën e personazheve pozitive. Komediografët më të njohur në kohëra kanë qenë Aristofani, Shekspiri, Molieri, Gogoli etj. Një nga komeditë e para të letërsisë shqiptare është “14 vjeç dhëndër” e Andon Zako Çajupit. “Zonja nga qyteti” e Ruzhdi Pulahës etj.

121


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.