Gjuha shqipe

Page 69

DJALOSHI I GURTË Nëpër një deriçkë të vogël hymë në një kopsht të bukur. Aty në një kënd po rrinte një njeri me kostum pune me duar të përvjelura. Ish ulur mbi një karrigë dhe shikonte një gur të gdhendur në trajtë të njeriut. Rrinte pa lëvizur dhe vetëm nganjëherë kruante kokën pas veshit me latues të hekurt. - Mirëdita, xha Demo! – e përshëndeti shoku ynë që na çoi aty e mandej e nderuam edhe ne gati njëzërit. Në fillim u duk sikur u tremb dhe deshi ta mbronte atë shkëmb të gdhendur. Kushedi. Ndoshta i shkoi ndërmend se mund t’ia prishnim. Por pas pak bëri sikur na njohu. U ngrit në këmbë për të na pritur. - Urdhëroni, mirësevini… Përshëndetuni edhe me Djaloshin. Unë kujtova se mund të ishte edhe dikush tjetër aty, por sado që e kërkova me sy, s’e pashë dot. - Djaloshi i gurtë s’mund të flasë, xha Demo – ia bëri Besniku, i cili e kishte hetuar hutimin e plakut. - Si s’flet, or bir? Unë po bisedoja me të kur erdhët ju. - E ç’thoshte? - Thoshte: më bën të bukur që të më duan fëmijët. Besniku ma shkeli syrin. Më shkoi mendja se mund t’i bënte ndonjë sherr plakut, prandaj nxitova të flas para tij. - Qenka djalosh i mrekullueshëm, xhaxha. Si e ka emrin? - Djalosh. Ky është Djaloshi i Lirisë, a ju pëlqen? - Emër i bukur. E gëzoftë! - Do të jetë i lumtur kur ta vendosim para Pallatit të Fëmijëve. Aty do të qëndrojë gjithë jetën dhe do t’u japë fëmijëve ujë me ibrik të argjendë. A s’është kështu Djalosh? – iu drejtua në fund gurit të gdhendur. Por ai heshtte. Djaloshi i Lirisë kishte shtat të hedhur dhe qëndronte në këmbë mbi një copër shkëmbi. Kokën e mbante lart me krenari të dukshme. Shikonte ëmbël nën dy vetulla të drejta. Këmbët i kishte të forta, por duart i mungonin. Në vend të tyre ishte një copë shkëmb i pa gdhendur. - Pse s’ia nxirrni edhe duart, xhaxha. - Eh, duart është vështirë t’ia punoj. S’di si t’ia bëj. Njërën e kam menduar, do ta mbajë me të ibrikun e argjendë. Nga ibriku do të rrjedhë ujë i kulluar, i cili na i shëron plagët e luftës, por, ju nuk dini ç’është lufta…Në dorën tjetër s’di çfarë t’i gdhend. - Unë mendova diçka tjetër – i thashë me drojë. Ai ktheu përtueshëm kokën dhe më shikoi. Pastaj ma mbylli njërin sy dhe tha: GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VII

75


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.