Gjuha shqipe

Page 62

pranë saj, i shoqi, një burë i gjatë dhe i hollë. Pickimi i babait e nxorri Moxartin nga gjendja e hutimit. Ai e kuptoi se ajo ishte gruaja që ai duhej t’i afrohej, t’i përkulej dhe t’i puthte dorën, sipas mësimeve të babait. Moxarti që nuk i duronte këto gjëra, vendosi të përshëndetej shpejt e shpejt dhe të ulej pranë pianos ku e ndjente veten të qetë si në shtëpinë e vet. Por, papritur, parketi ia punoi. Ai qe pastruar gjer në shkëlqim, ngjante si një fushë akulli. Vogëlushi nga turpi dhe inati u mundua të ngrihej, por nuk mundi. Vajza e Kryedukeshës iu afrua me vrap, i zgjati dorën dhe e ndihmoi të ngrihej. Moxarti i buzëqeshi vajzës dhe tha me zë të lartë: Të lumtë! Unë me ty do të martohem, sepse ti je zemërmirë. Kur u ul në stol pranë pianos dukej fitimtar. Koncerti i tij në pallat i mahniti të gjithë. Kryeduka iu afrua dhe i tha: - Të luash në piano duke parë tastierën, nuk është ndonjë art i madh. Nëse luan kur ajo është e mbuluar, atëherë po, tregon diçka. Ta mbulojmë, - tha Moxarti pa hezitim dhe luajti po aq bukur si më parë. Prapë, - vazhdoi kryeduka, - të luash me gjithë gishtrinjtë nuk është gjë e madhe… Të luash vetëm me një gisht, ja kush do të ishte art. Ashtu?! Ja dhe me një gisht, - tha Moxarti dhe luajti po aq bukur disa pjesë. Të gjithë u habitën nga gjeniu i vogël. Fama e tij arriti kulmin. Më vonë ai do të kompozonte operat: “Dasma e Figaros”, “Don Zhuani”, “Flauti magjik” ejt., por ai qëndroi gjithë jetën i thjeshtë, indiferent ndaj lëvdatave dhe shkëlqimit të jashtëm të sukseseve të tij premtuese. H. Cvajg (Përshtati: T.Harapi)

Shënim Kjo pjesë është marrë nga libri “Moxarti” kushtuar jetës dhe krijimtarisë muzikore të kompozitorit të madh gjerman Volfgang Amadeo Moxart (1756-1792), botuar më 1977.

Fjalë dhe shprehje mente-ja – bimë barishtore me erë të mirë. Gjethet e thara përdoren si erëz, esencë në liker, mente e karamele korrije-a – pyll i vogël me dushk ose drurë të tjerë jo të lartë pregjistiator-i – njeri që bën lodra shpejtësie, magjistar kryedukë-a – titull i lartë. Sundimtari i krahinës ose i shtetit operë-a – vepër muzikore tastierë-a – pllakëza prej fildishi a lënde tjetër te pianoja, firzhamonika që kur shtypen, nxjerrin tinguj tast-i – një pllakëz e tastierës GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VII

68


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.