Gjuha shqipe

Page 31

liriko-epike. Llojet kryesore të poezisë liriko-epike janë: romani në vargje (ky lloj romani është i rrallë edhe në letërsinë botërore, ndërsa në letërsinë shqipe nuk kemi), romanca, balada, poema. Këndon bylbyli poshtë te zalli Këndon bylbyli poshtë te zalli Edhe hana sipër ndrit Edhe hana sipër ndrit Vash’e dashtun ndaj ty malli Po më shtohet nat’e dit’. O moj han’qi mbi qiell ndrit Mallin ti mu po ma shton Mallin ti mu po ma shton Shum’kujtime po m’i zgjon. popullore Romanca E afërt me baladën është edhe një lloj vjershe liriko-epike që quhet romanca. Romanca është vjershë liriko-epike ku përshkruhet ndonjë dashuri që përfundon hareshëm. Këndohet plotësisht në frymën popullore. Këtu këndohen trimëritë dhe flijimet për atdheun, dyluftimet për të mbrojtur nderin, dashurinë e lavdinë. Si e tillë romanca ka lindur në Spanjë në mesjetë.

Ismail Kadare

Ismail Kadare (1936) është një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare. Lindi në Gjirokastër, ku kreu mësimet e mesme, ndërsa më 1958 studimet e larta i mbaroi jashtë shtetit. Në letërsinë shqipe Kadareja u bë i njohur me shumë vëllime poetike, tregime, romane etj. Romanet e tij më të njohura janë: “Kështjella”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kronikë në gur”, etj. Veprat më të mira të Kadaresë janë përkthyer në disa gjuhë të huaja në vende të ndryshme të botës.

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VII

37


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.