Gjuha shqipe

Page 123

Shënim Ky fragment u mor nga tragjedia “Jul Qesari”. Shekspiri këtë tragjedi e thuri në bazë të shkrimeve të historianit grek Plutarkut, përkitazi me ndodhitë nga historia e Romës së kohës së Qesarit. Kur Jul Qesari u bë diktator absolut në Romë, e vranë në vitin 44 para epokës sonë patricët, duke menduar se kështu do ta mbrojnë republikën. Atëherë bëhet një luftë qytetare në mes të Marko Brutit me ushtrinë e tij dhe Mark Antonit me një ushtri tjetër. Luftën e fitoi Mark Antoni. Në këtë fragment kemi dhënë vetëm Brutin dhe fjalimet e tij para qytetarëve të revoltuar për vrasjen e Qesarit. Vëreni se me sa fuqi oratorike, Bruti ia del ta kthejë masën nga vetja. Edhe Mark Antoni është, po kështu, orator dhe e përvetëson masën dhe nis luftën kundër Brutit, i cili edhe është kryeprotagonist i tragjedisë, pavarësisht se ajo është titulluar me emrin e Jul Qesarit.

Detyrë Mësoni përmendsh disa shprehje të fuqishme të Brutit, se përnjëmend janë të bukura dhe u duhen në jetë!

Uiliam Shekspiri (1564 – 1616) është njëri nga shkrimtarët dhe dramaturgët më të mëdhenj vepra e të cilit luftoi padrejtësitë shoqërore të kohës. Në veprat e tij hasim një numër të madh karakteresh njerëzore, një botë të tërë heronjsh, që nga mbretërit deri te lypësit. Veprat më të dëgjuara janë: Hamleti, Jul Qesari, Otello, Makbeti, Romeo dhe Zhulieta, etj. Uiliam Shekspiri

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VII

129


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.