Gjuha shqipe

Page 1

FJALA Fjala t’urren – zhgënjen T’mallkon – qorton Ajo të shkel – përkëdhel Të zhduk – të shpik Fjala është ujë që freskon Zjarr që shkrumon O, ajo është kamxhik Që stuhitë i ndërsen i mund! Fjala është e thellë sa toka E lartë – sa qielli mbi koka E hidhët – sa mëkati Që në vete ndryn Fjala të zhvesh të ngjesh Të fryn e shfryn – E bukur është kur sjell lulzim në tokë. Abdylazis Islami

Fjalë dhe shprehje zhgënjen – dëshpëron mëkat – gjynah, shkelje e rregullave fetare

Bisedë rreth vjershës Ç’mendoni ju, për çfarë fjale mendon e flet poeti? Çfarë fuqie ka fjala? Me çka krahason poeti fuqinë e fjalës? Pse thotë poeti “fjala është ujë që freskon”?

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VII

7


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.