Gjuha shqipe

Page 9

I

MËSOJMË Gjatë të folurit apo të shkruarit ndodh që në vend të bashkëtingëllores r të shqiptojmë rr ose e kundërta. Duhet të kemi kujdes që t’i shkruajmë dhe shqiptojmë drejt tingujt r dhe rr. Shkruhen dhe shqiptohen me r dhe jo me rr fjalët : karotë, racë, radhë, resht (pushoj), regjistër, rënkoj, rol, etj. Shkruhen dhe shqiptohen, përkundrazi, me rr dhe jo me r fjalët: rregull, rresht, rreth, rrënjë, rrip, rrobë, etj. USHTROHEMI 1. Kopjoni fjalitë e mëposhtme dhe shkruani drejt tingujt r dhe rr. U mata ta mar, por ish i rrëndë plumb. U përpëlita disa herë duke mbledhur forcat, por as nga vendi nuk e luajta dot. Xha Lita buzëqeshi ashtu siç e kishte zakon — gjerë plot shend, hodhi lopatën anësh dhe iu përmblodh gurrit të cilin e vendoi në gjunjë pa kurfarë zori. „Juve zoti ju ka dhënë mend e neve krahë" — foli ai dhe e rokullisi gurin e themelit mu në këndin e djathë të godinës së shkollës. „Roftë shkolla sa malet" — urroi ai „dhe ne paçim dorë të mbarrë"— uroi punën e vet. 2. Gjeni fjalët përgjegjëse që shkruhen me rr dhe thoni kuptimin e tyre. arë ----ruaj ----birë ------

.....

......

3. Gjeni dhe shkruani disa fjalë që të kenë fonemën –r dhe disa fjalë që të kenë fonemën – rr.

8


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.