Gjuha shqipe

Page 78

IV

RRETHANORËT LEXOJMË

LUFTËTARI KOMBËTAR Në muzgun e një dite vjeshte të vitit 1910, në rrugën përpara shtëpisë sime në Përmet, kaloi i vetëm një komit i armatosur, i ri e madhështor, me flokë të gjatë, gunë, fustanellë të lirë, tirq e opinga me xhufkë të madhe. Në ato ditë, ne kalamajtë këndonim kudo këngën "Për mëmëdhenë" dhe dinim shumë gjëra për komitët. Në mëhallë u përhap lajmi se kaloi Nexhip Bënja i dëgjuar. "Nexhip Bënja" përsëritnin gratë nëpër porta. Unë e pashë nga brenda portës sime. Më la përshtypje të thellë dhe m'u ngul në fantazinë fëmijërore ajo figurë e luftëtarit që kishte edhe forcën, edhe bukurinë. Odise Paskal

PYESIM • • •

Lexoni tekstin duke hequr grupet e fjalëve me ngjyrë të zezë. Teksti që mbetet, a është i saktë dhe i kuptueshëm? Zhvendosni grupet e fjalëve me ngjyrë të zezë. Cili nga ata zhvendoset më lehtë ? Pse? Çfarë tregojnë fjalët ose grupet e fjalëve me ngjyrë blu?

MËSOJMË Fjalët ose grupet e fjalëve që tregojnë vend, kohë, shkak, qëllim, mënyrë, sasi, krahasim etj., pra një rrethanë të kryerjes së veprimit janë rrethanorë. Rrethanorin mund ta zhvendosim sepse nuk është i lidhur me foljen : Në muzgun e një dite vjeshte të vitit 1910, në rrugën përpara shtëpisë sime në Përmet, kaloi i vetëm një komit i armatosur, i ri e madhështor, me flokë të gjatë, gunë, fustanellë të lirë, tirq e opinga me xhufkë të madhe. Një komit i armatosur, i ri e madhështor, me flokë të gjatë, gunë, fustanellë të lirë, tirq e opinga me xhufkë të madhe kaloi i vetëm në muzgun e një dite vjeshte të vitit 1910, në rrugën përpara shtëpisë sime në Përmet. Rrethanorin mund ta heqim sepse nuk është i domosdoshëm në fjali : Kaloi i vetëm një komit i armatosur, i ri e madhështor, me flokë të gjatë, gunë, fustanellë të lirë, tirq e opinga me xhufkë të madhe.

77


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.