Gjuha shqipe

Page 226

TINGËLLIMË DASHURIE PABLO NERUDA PABLO NERUDA (1904 ) është poet i njohur demokrat i Kilit.. Poezitë e tij të ëmbla lirike janë të mbushura me frymë sociale dhe erotike. Ka shkruar shumë. Në vitin 1971 mori çmimin Nobël për letërsi. Mori pjesë aktiven jetën politike të Kilit në kohën e Salvador Alendes, duke qenë përfaqësues diplomatik në Paris, ku mbeti edhe pas vrasjes së Alendes në vitin 1973 nga junta ushtarake. Përmbledhjet më të njohura të poezive të tij janë: “Këngët e mbrëmjes”, Banori dhe shpresa e tij”,Gurët e Kilit”, “Unazat” etj.

Nuk jam vetëm i dheut ku guri i njelmët është i vetmi trëndafil, lule e varrosur në dete, ecte, por edhe lumenjtë që brigjeve borën prenë. Lartësitë e idhta të Rordilerës hapi i ka njohur. E ngatërruar, krahinë fishkëlluese e atdheut tim t’egër, kulpër, puthjet e vdekura që i përhapen pyllit, klithja e lagur e zogut që shfaqet në dridhje, oh, krahina të dhimbjes së bukur e vajit të rëndë. S’janë vetëm të miat lëkurat e helmuara të bakrit, salnitër e shtruar si statujë e rrëzuar prej bore, por dhe bregvreshtat e kopshtkumbullat me dhurata pranvere, të miat janë, e unë i takoj si thërmizë e zeshkët tokës shterpërore dhe dritës vjeshtore, të rrushit, këtij atdheu metalesh të ngritur me kulla acarësh. KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Kujt ia kushton poeti këtë vjershë? Për se? Cili motiv dominon në këtë vjershë? Çfarë ndien poeti ndaj atdheut të vet? Cili është mesazhi i vjershës? Po ju çfarë ndieni ndaj atdheut? Ilustroni këtë mendim. STUDIOJMË GJUHËN E VJERSHËS Si është ndërtuar vjersha, me varg të gjatë dhe me rimë, apo me varg të gjatë dhe pa rimë? Arsyetoni mendimin tuaj me shembuj konkretë nga vjersha. 225


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.