Gjuha shqipe

Page 225

GURRA DHE OQEANI VIKTOR HYGO VIKTOR HYGO ( 1802-1885) është shkrimtari më i madh i letërsisë francezen të periudhës së romantizmit. Ka shkruar poezi, drama, tregime dhe romane. Romanet e tij e bënë të njohur në letërsinë botërore. Veprat më të njohura të tij janë: “Ndëshkimet”, “Gavroshi”, “Të mjerët” etj. Gurra që lart nga shkëmbi qan e bie në det si pika loti; i pamëshirshmi oqean i flet: „Moj qaramane, ç’do ti? Përulësisht të njelmëtit hon ia kthen aherë gurra e dëlirë: “Që të të jap diçka të mungon, ca pika ujë për t’u pirë“. (Shqipëroi Sotir Caci) __________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje gurr-a – burim, krua i, e njelmët – i, e kripur hon-i – greminë, gropë e thellë; këtu: oqean i pafund i, e dëlirë – i, e pastër, i kthjellët KUPTOJMË DHE NDIEJMË VJERSHËN Çka shpreh autori në strofën e parë? Ç’i thotë oqeani gurrës? Si i përgjigjet gurra oqeanit? STUDIOJMË GJUHËN E VJERSHËS Cilat figura letrare përdoren në këtë vjershë? Gjeni se ç’përfaqësojnë gurra dhe oqeani? Shpjegoni dy vargjet e fundit të vjershës?: “Që të të jap diçka të mungon, ca pika një për t’u pirë“. Mësojeni vjershën përmendsh dhe recitojeni bukur.

224


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.