Gjuha shqipe

Page 195

HEJ, MOJ ZANË... GJERGJ FISHTA Hej, moj, zanë të qofsha true, si s’të bjen ndërmend për mue, punë të hershme me m’kujtue këngë e valle me m’fillue, por më rrin tuj fluturue mollë më mollë, ftue më ftue me ato shoqe tuj këndue, me ato shoqe tuj vallzue, tuj vallzue, moj tuj lodrue nëpër lëndina e nëpër rudina n’ato brej,aha çetina ku ban çerdhen gjeraqina? Buloi molla e lulzon thana e prijnë valle Orë e Zana nëpër rreze qi lëshon hana ardhun shtatit si breshana rreze dielli dora e llana ftyra shndërrue n’ fletë trandafili, shartue zani e m’za bilbili dishka dorë e dishka brymë, si nj’ai n’fërfëllimë!

(Marrë nga „Lahuta e Malcisë)

194


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.