Gjuha shqipe

Page 178

Autobiografia Autobiografia ose vetëjetëshkrimi është një hartim ku ndonjë njeri i përmendur përshkruan jetën e vet. Në këto shkrime autori jep të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e vet, tregon për historinë e jetës dhe të punës së vet. Autobiografia mund të shërbejë si burim për jetën e një njeriu të rëndësishëm dhe jetën e shoqërisë së atëhershme. Autobiografia artistike dallon nga ajo e thjeshtë. Në letërsinë botërore kemi një varg autobiografish artistike, si p.sh. Fëmijëria,djalëria dhe rinia e Leon Tolstoit, autobiografia e Çarls Darvinit etj. Autobiografi artistike në letërsinë tonë ka shkruar Jeronim de Rada (Autobiografia).

_____________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje

prejardhje - origjinë mikroskopik – këtu: shumë i varfër, shumë i paktë trupë-a - tërësia e aktorëve të një teatri, cirku, estrade për të mbajtur frymën gjallë - sa për të jetuar shëtitës-e - që vete nga një vend në tjetrin sufler- i - njeriu i caktuar në teatër për t’iu kujdesur për fjalët e rolit autorëve duke ua pëshpëritur Ofelia - personazh i tragjedisë “Hamleti” të Shekspirit i sugjeruan – e këshilluan, i dhanë mendim Hamleti – personazh i tragjedisë “Hamleti” të Shekspirit KUPTOJMË TEKSTIN 1. Si u lidh për herë të parë Noli i ri me trupën teatrore? 2.Çfarë ndodhi pas ikjes së drejtuesit të shoqërisë teatrore? 3. Kur iu kthye përsëri Noli veprës së Shekspirit? 4.Ritregojeni pjesën duke u ndalur në të dhënat kryesore që jep autori për jetën e tij. VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN 1. Për ç’arsye Noli gjimnazist pranoi punën e vështirë në trupën e aktorëve: nga dëshira për të fituar para nga pasioni për artin nga etja për ta njohur thellë veprën e Shekspirit? Argumentojeni përgjigjen tuaj.

177


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.