Gjuha shqipe

Page 155

– Nuk e thashë unë? tha Sançoja. – Jo, ore jo se nuk jam as budalla, as i pirë. E fitova nisinë dhe titullin e kontit dhe më bëfshin mirë. Kush mund të mbante të qeshurat për marrëzitë e të dyve, të ustait e të çirakut! Të gjithë qeshnin përveç hanxhiut, i cili shfrynte dhe mallkonte. Më në fund, me një mijë mundime, berberi, Kardeni dhe prifti e shpunë në shtrat Don Kishotin, të cilin e zuri menjëherë gjumi nga lodhja e madhe. E lanë të flinte dhe dolën te dera e hanit, për të ngushëlluar Sançon që nuk e gjeti dot kokën e viganit. Gjithashtu, u përpoqën të qetësonin hanxhiun, i cili ishte i dëshpëruar për vdekjen e papritur të shakujve. Hanxhiu po ulërinte me klithma: – E mallkuar qoftë dita dhe ora që na hyri në shtëpi ky kalorës i arratisur! Ah, sikur të mos ma kishin parë sytë kurrë, se më ka kushtuar shumë shtrenjtë. (Shqipëroi : Fan Stilian Noli) Romani aventuror Romani aventuror është roman që pasqyron ngjarjet shqetësuese të jetës së pastër në natyrë. Lindi nga elemente aventurore të romanit helen, të romanit kalorësiak , të librave popullorë të shekullit XVI dhe u paraqit në mesjetën e vonshme si kundërshti e idealizimeve të letërsisë së oborrit. Shembuj klasik të romanit aventuror në letërsinë botërore janë romani spanjoll Lasarilo de Tormes, Don Kishoti i Servantesit, Robinson Kruso i Daniel Defos etj. ___________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje plevicë-a – kasolle, ahur bagëtish, shtëpi përdhese zuzar-i– njeri i poshtër, rrugaç jatagan-i – shpatë jo shumë e madhe, e lakuar në majë shakull-i – kacek lëkure bagëtish të imëta e regjur dhe e bërë si thes për të mbajtur bulmet, vaj etj. nisi-a – ishull shqytar-i – trimi që shoqëronte kalorësin në mesjetë dhe i mbante armët dhe shqytin shqyt–-i mburojë KUPTOJMË TEKSTIN Me cilin luftonte Don Kishoti? Si e kupton Sançoja sjelljen e ustait të vet, e si e kuptojnë të tjerët? Po si i kuptoni ju sjelljet e Don Kishotit? Për se? VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN Çfarë qëndrimi keni për sjelljet e Don Kishotit dhe të Sanços? Si e pranojnë sjelljen e Don Kishotit hanxhiu e prifti? Për se? Për se Hanxhiu thotë: „…Ah sikur të mos ma kishin parë sytë kurrë, se më ka kushtuar shumë shtrenjtë…”

154


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.