Gjuha shqipe

Page 147

– Si të duash At, por dije se pranoj me përulësi çdo detyrë. Më vonë, për ta mundur atë gjendje të rëndë, si me shaka i thashë: – Po vjershat si i ke? – Ah, At, – fshani ai. – Çfarë vjershash. Nuk është më kohë vjershash, por kohë lufte. Po ballafaqohemi me mikrobe të padukshme, të cilat na kërcënojnë të na shfarosin të gjithëve. Qyteti ynë ndoshta dikujt do t’i shërbejë si stallë ku do të rriten mikrobet vdekjeprurëse për t’i hedhur pastaj në krahinat e tjera. – Ke të drejtë. Kjo farë stalle është studiuar, projektuar dhe hartuar në Stamboll për shumë kohë. Por vjershat dhe këngët nuk harrohen edhe në çaste të tilla. Populli ynë prore ka kënduar dhe ka turrur këngë të mrekullueshme edhe kur ka derdhur gjak.

Shënim: Gjon Nikollë Kazazi ka zbuluar „Mesharin“ e Gjon Buzukut që është botuar në vitin 1555 e që është vepra e parë e shkruar në gjuhën shqipe. Romani prej nga është shkëputur kjo pjesë është sajuar në bazë të shënimeve të Nikollë Kazazit. Në këtë roman shprehet qëndresa e popullit shqiptar kundër pushtuesit otoman.

146


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.