Gjuha shqipe

Page 125

VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN Për çka luftonte Pjetër Shini? Si e shpreh Pjetër Shini të vërtetën ndaj mbretit? Ku shprehet kjo në tekst? T’i shërbesh armikut, do të thotë të tradhtosh, të shkelësh besën, të mbulohesh me turp për jetë. Ku shprehet në përrallë ky element? A e meritoi Pjetër Shini të tradhtohet ? Përse? A ju pëlqejnë tregimet? Përse? STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT Shpjegoni fragmentin vijues. “Druri nuk i druhet hekurit sa i druhet vetë dimrit. Ne jemi një sëpatë e fortë hekuri, po sëpata nuk pret dot po të mos ketë një bisht druri. Me një bisht të këtillë ajo mund të presë një pyll të tërë.” Në tekst hasen shprehjet frazeologjike si: – më hëngre me të pabesë; – vuri buzën në gaz; – të hëngra si të hëngra; – kur kam mashën, nuk djeg dorën etj.

TEMA Çdo tekst letrar tregon diçka nga jeta. Në tekstin „Vdes për truallin tim“ shkrimtari tregon për një ngjarje nga e kaluara historike e popullit shqiptar nën skllavërinë e pushtetit otoman. Pra autori nga e kaluara historike e popullit shqiptar veçon një ngjarje: Për çka luftoi Pjetër Shini? Ç’i ndodhi atij? Si u veprua me të? Kjo është tema e këtij teksti. Shpesh titulli i tekstit shpreh temën e tij.

124


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.