Gjuha shqipe

Page 119

Në fillim poshtë nesh çdo gjë ishte e qetë. Gati–gati nuk na besohej se ata ishin aty, dy metra poshtë, me dhjetëra xhenjerë dhe ushtarë të armatosur gjer në dhëmbë. Por qetësia ishte vetëm në fillim. Ditët e tjera, sidomos netëve, po të vije veshin në tokë, mund të dëgjoje rënkimet dhe ulërimat e tyre. Ç’ndodhi atje brenda askush nuk mund ta thotë. Ne menduam se gjëja më e mirë ishte që t’i linim të vdisnin aty ku ishin, në varrin që e kishin gërmuar vetë... Dalëngadalë rënkimet dhe ulërimat e tyre u bënë përherë e më të dobëta gjersa u shuan krejt dhe nën bodrumet e kështjellës mbretëroi përsëri qetësia.

118


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.