Gjuha shqipe

Page 95

Përrallëzat (fabulat) Shpjegimi për përrallëzat popullore me pak fjalë është dhënë në librin e klasës së pestë. Megjithatë, këtu po e zgjerojmë shpjegimin. Përrallëzat janë tregime të shkurtra në të cilat kafshët dhe bimët luajnë rolin e personazheve. Nëpërmjet këtyre vihen në pah disa dukuri e marrëdhënie shoqërore. Bashkë me përrallat ato janë ndër krijimet më të vjetra popullore. Origjina e tyre është shumë e lashtë, që prej kohës së njeriut primitiv. Populli nëpërmjet të një humori therës me anë të përrallëzave kritikon dobësitë e njeriut në përgjithësi. Përrallëza ka qenë një armë e fortë për të kritikuar në mënyrë të tërthortë realitetin shoqëror, atëherë kur shumë konstatime të vërteta nuk mund të thuheshin haptas. Shumë përrallëza mund të shërbejnë edhe si mjet edukues e didaktik. Përrallëza kanë shkruar: Ezopi, La Fonteni, Naimi, Çajupi etj.

PËRLESHJA ME PESHKAQENIN Natën deti është i tmerrshëm për ata që nuk e njohin. Po unë e dua detin. Dhe ai më do shumë mua. Deti është si një nënë zemërgjerë. Po e deshe nënën, ajo ç’nuk bën për ty. Por, po nuk e deshe, po e mërzite, po e mashtrove, ajo të nëm dhe mallkimi i saj është shumë i rëndë. Mallkimi i nënës të zë! Mua deti kurrë s’më ka mallkuar, se unë kurrë nuk jam zemëruar me të… Më lindi një mendim i mrekullueshëm. Mora një levrek të madh nga ata që kisha nxjerrë, i çava barkun dhe i futa brenda një dinamit të tërë. Fitilin e lashë të gjatë. Kur sillej peshkaqeni ja, aty poshtë, ndeza fitilin dhe e vërvita në det levrekun me dinamit në bark. Peshkaqeni, me ta parë, e gëlltiti. Unë desh u çmenda nga gëzimi. Prisja nga çasti në çast që të pëlciste dinamiti. “Ma more të keqen!” – i thashë me zë. Dhe në këtë kohë u dëgjua një plasje e thellë, si në fund të dheut. Peshkaqeni bëri dhjetëra rrokullisje të shpejta si elika gjigante e vaporit. Herë i dukej koka mbi det, herë i dukej bishti. Deti u turbullua, sikur po bëhej kiameti. Peshkaqeni ende po rrokullisej si një përbindësh i tmerrshëm. Sa i fuqishëm që ishte! Kurrë s’e besoja që peshkaqeni të mos ngordhte duke i plasur dinamiti në bark. Edhe shkëmbi çahet e thërrmohet nga dinamiti! Prita shumë minuta për të parë se ç’do të ndodhte. Peshkaqeni po e humbiste GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

101


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.