Gjuha shqipe

Page 93

Botën mos e gjykoni me fjalët q’u dëgjoni, mos u shikoni ç’tregojnë, po vini re ç’gjë punojnë. Naim Frashëri

Pasurojmë fjalorin me fjalë dhe shprehje vathë-a – vend i rrethuar ku mbahen bagëtia ladut-i – i keqi, gjakësori i mitur – i vogël nga fjala u zunë – filluan të bisedojnë këtunë – këtu fletë-a – këtu: gjethe ta zhbrengosim – këtu: të mos kemi më brenga, halle kollofit – e fut të gjithë në bark përnjëherësh botën – këtu: njerëzit

Biseda rreth vjershës Pse e besoi qengji i vogël ujkun? Po të kishte qenë dele ose dash i rritur, a do ta kishte besuar? Ç’mësim nxjerrim nga kjo fabul? Cilat janë vargjet ku shprehet ky mësim? Shpjegoni këto shprehje: e pruri djalli, nga fjala u zu, rroj me pak ujë e me fletë. Thoni se sa rrokëshe janë vargjet e kësaj fabule. Gjeni rimat e gjashtë vargjeve të para dhe thoni se ç’lloj rime është.

Detyrë Shkruani vetë një fabul.

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

99


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.