Gjuha shqipe

Page 81

LOTËT E HAJRISË E shtrëngonte në prehën, e puthte dhe e lotonte. E njomte për herë të fundit me lotët e nxehtë nëpër fytyrën pak të zbehtë, me lotët e dashurisë, të dhembjes për këtë ndarje të padëshirueshme. Pushonte vetëm ndonjë çast e përsëri zhgrehej në vaj, dëneste një kohë të gjatë. “… Alia i nanës në duar të kujt po të la unë ty sot? Ma këpute shpirtin loke… Sa shumë të kam bajtë mallë, nandë vjet të shkreta, e qe sot, po më duhet me të lanë, me u nda prej teje për së gjalli. Mos me të pa me sy nana jote, djali im. Çka ban nana pa ty, e ti pa nanë? Kurrë unë me sy ma dritë nuk kam me pa loçka ime, shpirti i mirë i nanës. Nandë vjet të gjata, loke, nuk lash as hoxhë as falltor, grue e burrë që di diçka, pa e vetë, e qe, kur u gëzova, po më duhet me të lanë përgjithmonë, mos me të pa kurrë ma, me ta kthye shpinën e me të lanë në duar të huaja…” I biri e shikonte pa ditur gjë për atë që i thoshte ajo, sepse kishte vetëm një vjet nga lindja. Lotët e s’ëmës as që i bënin përshtypje. Ajo e puthi përsëri, kurse Aliu vetëm e shikoi dhe e përvoli buzën pak, si të dëshironte të qeshte, duke menduar se e ëma i fliste si zakonisht. Buzëqeshja e tij e përmalloi edhe më tepër Hajrinë, që atë ditë ishte shndërruar vetëm në lot. - Hajriooo!… - u dëgjua një zë burri nga mesi i oborrit. Ajo nuk u çua menjëherë dhe u shti sikur nuk dëgjoi, sepse e dinte fare mirë shkakun e thirrjes. E dinte se kishte ardhur koha e ndarjes, e largimit përgjithmonë prej këtij vendi. Megjithatë pas pak doli përjashta me Aliun në dorë. - S’due me shkue. Kam me e ruejtë gjithmonë djalin. Nuk ia mbylli shtëpinë kësaj trohe jo!… - fliste dhe qante ajo, por edhe vetë e dinte se të kota ishin fjalët e saj në atë moment. Qante me zë, dëgjohej bukur larg. Aliu vetëm herë pas here e luhaste kokën pa ditur se çka ndodhte rreth tij, por disi e shikonte t’ëmën me njëfarë habie. Qanin edhe gratë e fëmijët që kishin ardhur atë ditë ta përcillnin për herë të fundit. Oborri ishte plot gra e fëmijë. Nuk ishte vetëm e shoqja e Ukës. Hajria në njërën dorë e mbante ende të birin. U ndal dhe u përshëndet edhe njëherë me të gjithë me radhë, me gra e fëmijë që ishin tubuar aty, i përqafoi të GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

87


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.