Gjuha shqipe

Page 63

SHKODRA Tashti, pra, thonë disa të huaj se Shkodra paska qenë themeluar nga Aleksandri i Madh, mirëpo kjo, s’duhet pranuar, sepse Shkodra ka ekzistuar më përpara se të lindte Aleksandri i Madh. Disa të tjerë thonë se Shkodrën e themeloi njëfarë Johani, princ shqiptar, i cili për disa vjet paska sunduar në atë qytet, por mbasandaj qytetarët dhe populli mbarë i Shkodrës e paskan përzënë këtë princ, sepse tirania e tij ishte bërë e padurueshme e pastaj aty qenka vënë në jetë njëfarë qeverimi popullor. Shkodra duhet të mbahet me të drejtë si një qytet shumë i përmendur në daç për vendin e natyrshëm që ka, në daç për begatinë e madhe që gëzon. Andej mund të besohet se romakët, mbasi u bënë zot nga çdo anë, dërguan edhe këtu, si ndër shumë vendet tjera, kolonët e tyre për t’u bërë ballë sulmeve të huaja; për këtë lexojmë te Plini se Shkodra u quajt qytet i romakëve. Por mbasandej kur ra Perandoria e kur punët e Romës shkuan si mos më keq, mund të besohet se Shkodra u shkatërrua e u shkretua prej barbarëve; në këtë mënyrë u zhdukën dhe ato pak shkrime që mbeteshin nga vjetërsia e saj. Prandaj ne nuk mund të themi asgjë të sigurt rreth ndërtuesve të parë të këtij qyteti. Ky qytet sot ka fituar nam të madh, sepse historia e tij është me të vërtetë madhështorë; pastaj ka këtë të veçantë se gjendet mbi një kodër krejt shkëmb dhe rreth e përqark ka fusha të mëdha pjellore. Është një qytet i fortë prej natyre, por i fortë edhe prej dorës së njeriut, është shumë i lartë me një gjerësi që sot është mesatare, sepse qysh kur u hodhën themelet e qytetit, rrethi i mureve shtrihej atje poshtë në fushë më tepër, se dy mijë hapa në formë katrori. Pjesës së pushtuar të këtij qyteti, i binte përmes lumi i Drinit, mbi të cilin ishte ndërtuar një urë guri e mrekullueshme që ishte aq e gjatë sa që shkonte e prekte Bunën në pjesën e vet të fundit; edhe sot kanë mbetë disa gjurma të asaj ure. Vendi ku më përpara gjendej vetëm qyteza, tashti përfshin të gjithë qytetin. Për të parë se çfarë qyteti ka qenë Shkodra, mjafton të themi se kur një ushtri e madhe barbarësh sulmoi tokat e saj, atëherë rreth pesëmijë kalorës, thuajse e gjithë rinia shkodrane, u turrën të radhitur jashtë qytetit (sikurse thonë) mbas shenjës që jepte këmbana; u përleshën me armikun pranë lumit të Drinit, që sot meqenëse ushtria shkodrane ishte shumë e GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

69


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.