Gjuha shqipe

Page 61

FJALA JONË Ti ke fjetur n’ashtin tonë të shpuar Ke thurë legjenda dhe tempuj ke rrëzuar Ti urë e përgjakur në mes hirit dhe dritës Ti fëmi kryengritës i zemrës, bukës e krypës Ti n’ëndrra të vashave nuse e stolisur Ti në kulla të bardha kurr duvak i grisur Nëpër unaza të verdha emrin ke kaluar Dashuria jote me harqe është gjuar Si hënë e plotë ti lind në çdo dashuri E në secilën zemër i bën vetes shtëpi Ti n’ashtin tonë e kuqe flutur Që t’murojmë këngën nga mishi t’kem këputur. Rrahman Dedaj

Shënim Kjo vjershë ka zënë vend në Antologjinë e poezisë lirike. Shkrimtari i jep rëndësi të veçantë fjalës. Përmes fjalës poeti shpalos të kaluarën e rëndë të popullit të vet.

Bisedë rreth vjershës Çfarë ndjenjash shpreh poeti në këto vargje? Për cilat kohë bën fjalë? Cilat mjete poetike përdor ai?

Detyrë Gjejini figurat letrare që përdor poeti në vjershë. GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

67


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.