Gjuha shqipe

Page 6

BUKURINË E BALLIT Bukurinë e ballit, Moj, do të ta marr Dhe gushën e bardhë, si margaritar. Se ç’ta pashë faqen, Në dritë të kandilit, Më të vinin lotët Sumbulla pas gjirit. Bukurinë e ballit, Moj, do të ta marr Dhe gushën e bardhë, Si margaritar. Popullore

Poezia lirike e dashurisë Poezia lirike e dashurisë nëpërmjet figurave poetike shpreh ndjenjat më intime lidhur me dashurinë e dy të dashuruarve. Këto poezi mund të flasin për hollësitë e ndjenjave, gëzimin, bukurinë, por edhe për pikëllimin, i cili haste shpesh kur dy të rinjtë pengohen në dashuri.

Bisedë rreth këngës Cilit lloj të lirikës popullore i përket kjo këngë? Në këto pak vargje poeti popullor ka përdorur disa krahasime mjaft të qëlluara. Cilat janë ato? Si ju duket gjuha e kësaj kënge?

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

12


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.