Gjuha shqipe

Page 47

KLITHMA Terri u derdh, e një rigë e praruar e rrezeve të hënës e lau kreshtën e malit, luginën dhe u ngri poshtë, atje mbi syprinën e lëmuar të lumit që rimon buzët dredharake të fushës. Çdo gjë është lidhur e shtrënguar mirë e mirë nga penjtë e qetësisë, nga penjtë e kësaj heshtjeje, e cila është e rëndë, e palëvizshme. Edhe qyqja hesht. As bulku nuk dëgjohet. Çdo gjë është strukur në vetvete, është mbyllur e kyçur në therrën e gjumit. E lart, atje lart nëpër hapësirën e kupës së qiellit, një yll noton duke lënë mbas vetes një hark të gjatë vezullues. Një klithmë u dëgjua! Korbi krokati. E penjtë e qetësisë u prenë si me shpatë. Lisat e gjatë, që duken si fantazma të trishtueshme, shushuruan. Edhe qyqja kukati tri herë. As bulku nuk mbeti pa lëshuar zë. Kurse hëna ndali rigën e praruar të rrezeve të veta. Ajo u fsheh mbas një reje me skaje të grisura. Nuk desh të shihte krimin, nuk desh të përlyhej nga pikat e gjakut që i lëshonte preja e korbit. Një hije, si hije vdekjeje, kaploi vendin. Anton Pashku

Shënim Tregimi i Anton Pashkut është shkruar me një gjuhë të bukur, të figurshme, që i afrohet shumë poezisë. Është shkruar me një stil të bukur. Secila vepër, secili shkrimtar e ka stilin e vet të veçantë. Stili është tërësia e figurave, veçantia e shprehjeve dhe e thurjes së një vepre letrare.

Pasurojmë fjalorin me fjalë dhe shprehje rigë-a – shi i imët dhe i hollë, vesë shiu kreshtë mali – pjesë e sipërme e një mali bulk-u (bulkth) – kandërr (insekt si karkaleci i vogël me krahë të errët) GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

53


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.