Gjuha shqipe

Page 33

KUR QESHIN FËMIJËT Kur qeshin fëmijët, dielli na duket më i madh, më i zjarrtë; ngjyrë e verdhë e rrezeve bëhet ngjyrë e artë, hëna sa një diell ndrin çdo natë. Kur qeshin fëmijët, ne e ndjejmë veten më pranë fitoreve; u buzëqesh fytyra luleve, traktorëve, qielli përkulet e ulet oborreve,. Kur qeshin fëmijët, duan të na thonë: Ecën mirë e bukur puna jonë, lulet qindfishohen, shtohet forca jonë, këngët e fëmijëve qiellin ngjatjetojnë. Kur qeshin fëmijët, ne e ndjejmë veten të shumtë, të fortë. Barikada jonë rrënjët i ka nëpër këta fëmijë që qeshin të lumtur, dhe s’ka rrënjë më të forta në botë.

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

39


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.