Gjuha shqipe

Page 236

çlirimi… Aq e fortë qe përshtypja, sa ajo vështroi anës, mos e shihte përdhe. Nuk gjeti veçse disa boça të ronitura, që i kishte shkëputur tufani dhe kishin mbushur oborrin.

STILI FUNKSIONAL Lexoni tekstet e mëposhtme dhe vëreni dallimet që ekzistojnë. 1. Terri u derdh, e një rigë e praruar e rrezeve të hënës e lau kreshtën e malit, luginën dhe u ngri poshtë, atje mbi syprinën e lëmuar të lumit që rimon buzët dredharake të fushës.Çdo gjë është lidhur e shtrënguar mirë e mirë nga penjtë e qetësisë, nga penjtë e kësaj heshtjeje, e cila është e rëndë, e palëvizshme. Edhe qyqja hesht. As bulku nuk dëgjohet. Çdo gjë është strukur në vetvete, është mbyllur e kyçur në therrën e gjumit. 2. Çfarëdo komunikimi masiv (reklama, gazetaria, politika) është një lojë shkëmbimesh dhe ndikimesh në të gjitha mënyrat (auoritet, joshje, pedagogji, shantazh, bashëkëpunim) ndërmjet tre aktorëve ortakë, kurse në rastin e reklamës, ndërmjet njoftuesit-dhënës, “atij që flet” (prodhuesi, fabrikanti, agjencia e reklamës), objektit-referim, “sendit” për të cilin flitet (prodhimi, objekti, shërbimi ose marka) dhe publikut. 3. Ligji për organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal.

Neni 1 Në çdo komunë, bashki, rreth organizohet dhe funksionon pushteti lokal. Organizimi dhe funksionimi i pushtetit lokal bazohet në parimet e vetëqeverisjes, autonomisë lokale, të ligjshmërisë dhe të zgjedhshmërisë.

4. Dhe për intelektualin, siç thotë dikush, demokraci është ai institucion ku asnjëri nuk ndiqet për fjalën e shprehur, për t’i vënë fjalës grackë; demokraci është ai podium, ku nuk përkulen para idhujve; demokraci është ai sistem, ku nuk zemërohen me talentet; demokraci është ai shesh, ku nuk ndalohet humori…

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

242


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.