Gjuha shqipe

Page 217

Ejani nesër për drekë te ne, - e ftoi motra. Dil përjashta! – i bërtiti mësuesi. Të nisemi menjëherë. Këto janë fjali nxitëse pohore. Fjali nxitëse pohore janë ato fjali që shërbejnë për të nxitur dikë që të zbatojë një urdhër, një këshillë, një kërkesë a një lutje. Foljen - kallëzuesin e kanë zakonisht në mënyrën urdhërore, por edhe në mënyrën lidhore. Fjalitë nxitëse mohore shërbejnë për të nxitur dikë që të mos kryejë një veprim të caktuar. Para foljes-kallëzues gjithmonë përdoret pjesëza mos. P.sh.: - Mos u vono, se nisemi. - Mos bëj zhurmë, se fle gjyshi. - Mos shko atje. - Të mos shkosh atje. Edhe fjalitë nxitëse mohore, si ato pohoret foljet i kanë në mënyrën urdhërore e më rallë edhe në mënyrën lidhore.

FJALITË PYETËSE POHORE DHE MOHORE Lexoni fjalitë e mëposhtme dhe tregoni përse shërbejnë ato. A i doni përrallat? A nuk e zgjidhe ende detyrën? A vilet rrushi në vjeshtë? Mos do të vish tek unë nesër? Fjalitë e mësipërme janë fjali pyetëse. Fjali pyetëse janë ato që shërbejnë për të pyetur për diçka që nuk e dimë. Edhe këto mund të jenë pohore dhe mohore, të pjesshme dhe tërësore. Fjalia pyetëse tërësore shërben për të pyetur për diçka që nuk e dimë në mënyrë të plotë ose për t’u siguruar për vërtetësinë e një fakti që nuk e njohim. Kësaj fjalie mund t’i përgjigjemi me po ose jo ose me ndonjë fjalë tjetër e barasvlershme me to, si sigurisht, pa dyshim, aspak, në asnjë mënyrë etj. Përgjigjuni fjalive të mësipërme me po ose jo. Fjalia pyetëse e pjesshme shërben për të bërë një pyetje që nuk lidhet me GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

223


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.