Gjuha shqipe

Page 196

MBANI MEND Me anën e mënyrës dëftore, folësi e paraqet veprimin si të vërtetë. Mënyra dëftore ka tri kohë themelore të foljes: të tashmen, të shkuarën dhe të ardhmen. Koha e tashme tregon një veprim që kryhet në çastin e ligjërimit. Koha e shkuar tregon një veprim që është kryer para çastit të ligjërimit. Kjo kohë ka pesë nëndarje: kohën e pakryer, kohën e kryer të thjeshtë, kohën e kryer, kohën më se të kryer dhe kohën e kryer të tejshkuar. Koha e ardhme tregon një veprim që pritet të kryhet pas çastit të ligjërimit. Koha e ardhme e përparme tregon një veprim që pritet të kryhet në të ardhmen para një veprimi tjetër. Pasqyra e zgjedhimit të foljes laj në mënyrën dëftore

Numri

Njëjës

Shumës

Numri

Njëjës

Shumës

Koha e tashme

Koha e kryer e thjeshtë

unë

Forma veprore laj

Forma joveprore lahem

Forma veprore lava

Forma joveprore u lava

ti

lan

lahesh

lave

u lave

ai, ajo

lan

lahet

lau

u la

ne

lajmë

lahemi

lamë

u lamë

ju

lani

laheni

latë

u latë

ata, ato

lajnë

lahen

lanë

u lanë

Veta

Koha e pakryer

Koha e kryer

unë

Forma veprore laja

Forma joveprore lahesha

Forma veprore kam larë

Forma joveprore jam larë

ti

laje

laheshe

ke larë

je larë

ai, ajo

lante

lahej

ka larë

është larë

ne

lanim

laheshim

kemi larë

jemi larë

ju

lanit

laheshit

keni larë

jeni larë

ata, ato

lanin

laheshin

kanë larë

janë larë

Veta

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

202


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.