Gjuha shqipe

Page 179

MBANI MEND Përemrat pyetës luajnë rol të dyfishtë: - si përemra përfaqësojnë qenie ose sende për të cilat shtrohet pyetja dhe si fjalë pyetëse për të formuar pyetje të drejta dhe të zhdrejta. Përemri pyetës kush përdoret për të pyetur vetëm për njerëz dhe nuk shoqërohet kurrsesi me emra. Pra është gabim të thuhet: Kush djalë?, Kush qytet?, Kush u nisën? etj. Por duhet: Cili djalë?; Cili qytet?; Cilët (cilat) u nisën?. Përemri pyetës cili përdoret për të pyetur për njerëz, kafshë e sende dhe mund të shoqërohet me emra. P.sh.: Cili djalë?; Cili qengj?; Cilat vajza? etj. Përemrat pyetës ç’? dhe çfarë? Përdoren gjithnjë në të njëtën formë pavarësisht nga funksioni që kryejnë. Përemri pyetës ç’ shkruhet gjithmonë me apostrof, p.sh: Ç’do të bësh këtu?; Ç’t’u kujtua që erdhe?; Ç’donte të thoshte me atë?. Në vend të pikave vini përemrin pyetës që mungon (kush, mujt, sa, cilin, me se). ........................ foli me zë të lartë? ....................... vetë kanë mbetur pa ardhur ende? ....................... i vinte ndërmend se ishte për te ne? ....................... erdhët në qytet? ....................... po e pret me kaq padurim?

PËREMRAT E PACAKTUAR Lexoni tekstin e mëposhtëm dhe vëreni fjalët e shkruara me shkronja më të zeza. Ç`funksion kryejnë ato? Bariu mbeti i shtangur me letër dhe florinj në dorë. Nuk dinte se ç’të bënte tani. Ushtari me fytyrë të qeshur i tha fjalët më të rënda që kanë dëgjuar ndonjëherë veshët e mi: Kjo gjë ishte sekrete dhe po të dëgjonte ndokush, që të dy mund të mbesin pa kokë!… “ Si t’ia bëj tani?..- mendoi edhe pak dhe letrën e futi në kraharor, kurse florinjtë i futi shpejt e shpejt në një gropë në rrënjë të plepit të gjatë qindvjeçar. Në mbrëmje, kur u kthye grigja në fshat, nisi të pyesë tërthorazi të zotin e shtëpisë, ku bunte atë natë, se cili nga fshatarët ishte më i shkolluari. Më i shkolluari?! – u step fshatari. – Çfarë të shkolluarësh! Ne as që kemi parë me sy si duket shkolla. Domethënë askush nuk di të lexojë në fshat?! – pyeste djaloshi, thuajse nuk i besonte. Askush.. As kryeplaku? GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

185


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.