Gjuha shqipe

Page 173

kënduar në Kosovë dhe jashta saj. …e pres me gëzim Vitin e Ri. Edhe….e pret me gëzim. 2. Nënvizoni trajtat e shkurtra në tekstin e mëposhtëm dhe tregoni në ç’rasë janë. Ajo pamje gjithnjë e çlodhte. Po mendimet e errëta që e mundonin nuk po i shqiteshin. Donte që t’i këpuste ato si një trëndafil dhe t’i flakte tej. Por mendimet nuk u këputkan lehtë! Ato i vinin dhe i iknin dallgë-dallgë dhe i linin në shpirt e në fytyrë një vragë gëzimi ose hidhërimi. Për secilën trajtë të shkurtër shkruani pyetjen dhe trajtën e plotë të përemrit vetor. Ç’funksion kryen trajta e shkurtër? Shembull kë? + atë e - kundrinor i drejtë. 3. Në vend të pikave vini një nga këto trajta të shkurtra të thjeshta ose të bashkuara: e, i, ia. Afërditës nisi t’ hidhej përpjetë zemra, si ai zogu i mbyllur në kafaz. Dhe gati s’mbeti në vend nga gëzimi, kur pa babanë që, me lëvizje të shpejta, …hoqi përsëri gjerdanin, ..zbërtheu xhaketën, …zhveshi dhe …, hodhi atij. 4. Korrigjoni gabimet në vetë ose në numër në përdorimin e trajtave të shkurtra të përemrave vetorë. 1. Këto janë mallra që i përgjigjen kërkesave të blerësve. 2. Të rinjtë u ngritën për t’ia lënë vendin të moshuarve. 3.Nuk do t’u harroj kurrë.4.Unë kurrë nuk do t’u harroj.

PËREMRAT LIDHORË Lexoni fjalitë e mëposhtme dhe vëreni fjalët e shkruara me shkronja të zeza. Ekipi ynë do t’i shpërblejë vetëm ata lojtarë, që do të arrijnë rezultate të mira. Blerta që i mori këto fjalë sikur i drejtoheshin vetëm asaj, fshiu lotët. Dje takova një shokun tim të rinisë, i cili më solli një lajm të mirë. Fjalët që dhe i cili janë përemra lidhorë. Përemrin që të fjalisë së parë mund ta zëvendësojmë me përemrin lidhor të cilët dhe në këtë rast nuk ndryshon kuptimi i fjalisë. Ndërsa po të zëvendësohet me përemrin e cila të fjalisë së dytë nuk do të përkonte me natyrën e gjuhës sonë. GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

179


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.