Gjuha shqipe

Page 118

RREGULLA MIRËSJELLJEJE Sjellja është një nga shenjat kryesore të qytetërimit. Atdhetarët tanë janë përpjekur që herët të edukojnë të rinjtë me rregullat kryesore të mirësjelljes. Këtë bën edhe J. Vretoja me librin e tij “Mirëvetia” nga është marrë pjesa e mëposhtme: Mënyrat që përdor njeriu ndë të rrojtur me njerëzit thuhet të sjellë, dhe mënyra e pëlqyer, të sjellë të mirë, e papëlqyer të sjellë të keqe. Njeriu, që sillet mirë, quhet i zbutur e i qytetëruar; ai që sillet keq, quhet i egër e barbar. Të sjellët e njeriut shikohet ndë këto punë: ndë të pastruar, ndë të ecur e të qëndruar, ndë të ndenjur, ndë të vajtur vizita, ndë të pritur e të përcjellë, ndë marrëdhëniet me miq e me shokë, ndë të ngrënë. Të pastruarit. Të pastruarit është tri farësh: të trupit, të rrobave dhe të vendit… Të pastruarit e trupit për dy punë të nevojshme, për të ruajtur shëndetin dhe për të mos ardhur të ndohtë njerëzve me të cilët takohemi. Por, që të pastrohemi, duhet tërë trupin ta lajmë të paktën një herë në javë, edhe më shpesh në u dashtë. Kryet të paktën një herë në javë, edhe më dendur ndë mos ardhtë mjaft. Sytë e faqet e qafën për çdo mëngjes, edhe sa herë hamë bukë dhe kurdo zëmë gjëkafshë që lyros. Po kurdo që lahemi, të kemi mënd të mos lahemi të dirsur me ujë të ftohtë, se na prish, po të presim sa të na shkojë djersa. Edhe dhëmbët t’i lajmë e t’i fërkojmë për mëngjes, që të na mbahenë të shëndoshë e të bukur, edhe të mos na bjerë erë fryma e t’u vijë ndohtë njerëzve që na ndodhen pranë. Thonjtë t’i presim për javë, që të mos zgjaten jashtë mishit e të mblidhet plehësirë ndënë ta. Të ecurit e të qëndruarit. Në të ecur e të qëndruar, që të jemi të hijshëm, duhet kryet e tërë trupin ta mbajmë drejt. Të ecurit është mirë ta mësojmë sa të mundim të shpejtë, po jo duke u sulur, veç kur është shtrëngim pune që nuk pret, as duke u hedhur, as duke përpjekur këmbët përdhe a duke i hequr zvarrë, as duke përkundur duart, as duke tundur e lëkundur trupin, as duke ngritur një sup dhe tjetrin duke u ulur, as duke kthyer kryet tej e këtej, as duke hedhur sytë me vëmendje të madhe mbi njerëz e gjëra të huaja, as me duar prapa lidhur që dëfton madhështi, as duke qëndruar e duke u habitur, as duke shtrembëruar udhën, as si hu duke mos vënë re kush na vjen përpara, a pas, po drejt si e do vetia edhe duke shikuar ku shkelim, që të pengohemi GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

124


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.