Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

Page 28

NUMËR SPECIAL

Vrojtim

Bota e Re

Studentët, pjesë e pandashme e proceseve pozitive të shtetit tonë Sead UJKANI

S

hpallja e pavarësisë, padyshim, është dita më e rëndësishme, përkatësisht ngjarja më kulmore në historinë e vendit tonë. Kjo ditë, si e tillë, është rezultat i përpjekjeve shekullore, gjeneratë pas gjenerate, të popullit tonë për arritjen e këtij ideali fisnik, pavarësimit dhe sovranitetit të vendit. Mirëpo nëse ndalemi dhe i hedhim një vështrim historisë, përkatësisht tërë asaj rruge të gjatë nëpër të cilën ka kaluar populli ynë për arritjen e këtij ideali shekullor, atëherë, padyshim, shohim rolin shumë të veçantë dhe të rëndësishëm që kanë treguar rinia si pjesa më vitale e shoqërisë dhe në veçanti studentët, në tërë këtë rrugëtim drejt krijimit të shtetit. Studentët, si elitë intelektuale e së ardhmes, në të vërtetë gjatë gjithë historisë sonë kanë qenë strumbullar i arritjeve të vendit tonë, kontribuues të vazhdueshëm në të gjitha rrugëtimet e shtetit tonë, si dhe padyshim katalizatori kryesor i proceseve pozitive dhe progresive në historinë e shtetit më të ri në botë. Në përgjithësi është evident fakti, për të cilin besoj se kemi njohuri që të gjithë, se studentët gjithmonë kanë qenë edhe iniciator të revolucioneve të shumta, të cilat kanë ndryshuar edhe rrjedhën e gjithëmbarshme të historisë botërore. Një epitet të tillë kanë bartur mbi vete edhe studentët kosovarë, të cilët janë dëshmuar tashmë për kontributin dhe rolin e tyre revolucionar, dhënë në aspekt të çështjes kombëtare. Protestat studentore të viteve 1968 dhe 1981, si dhe ato të vitit 1997 dhe

26 n 17 shkurt 2009

Studentët, si elitë intelektuale e së ardhmes, në të vërtetë gjatë gjithë historisë sonë kanë qenë strumbullar i arritjeve të vendit tonë, kontribuues të vazhdueshëm në të gjitha rrugëtimet e shtetit tonë, si dhe padyshim katalizatori kryesor i proceseve pozitive dhe progresive në historinë e shtetit më të ri në botë. jehona e tyre e madhe ishin një shtytje e madhe dhe mjaft e rëndësishme, që natyrisht kontribuuan pozitivisht për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar rreth idealit të këtij populli dhe këto protesta, si të tilla, janë dëshmi e gjallë që tregojnë rolin e vazhdueshëm të studentëve për Shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Natyrisht, duhet cekur me theks të veçantë edhe roli që patën studentët në themelimin, organizimin si dhe funksionimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë kontekst, kur flasim rreth këtyre aspekteve të kontributit të studentëve, kujtojmë me nderimet më të larta të gjithë ata djem dhe vajza të këtij populli për punën e tyre për liri, dinjitet dhe pavarësi të këtij vendi, me theks të veçantë kontributin e tyre në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin kombëtar. Gjithashtu, një falënderim të posaçëm i dërgojmë edhe personelit akademik të Universitetit të Prishtinës për punën dhe angazhimin e tyre për edukimin e këtyre brezave që treguan rolin e tyre vendimtar, atëherë kur ishte më se e nevojshme për atdheun tonë. Tashmë ne jemi gjenerata e cila gëzojmë këto ditë për të cilat ky popull sakrifikoi shumë. Këto ditë festojmë njëvjetorin e pavarësimit të vendit dhe realizimit të këtij ideali madhor për të gjithë neve. Një vit në pavarësi kaloi dhe ne kemi ecur përpara drejt konsolidimit dhe stabilizimit të shtetit. Mirëpo me gjithë të arriturat, institucionet tona duhet të angazhohen më shumë për

avancimin e të rinjve si resurs shumë i çmueshëm i Republikës së Kosovës në përgjithësi, si dhe krijimin e një mjedisi të mirëfilltë për edukimin dhe arsimimin e studentëve në veçanti. Ajo që vetëm sa e ngre peshën e një angazhimi të tillë është fakti se përparimi dhe avancimi i kësaj pjese të shoqërisë është element thelbësor për zhvillimin cilësor të proceseve shoqërore në shtetin tonë. Kultivimi i vlerave shpirtërore, etike dhe kombëtare, si dhe pajisja e të riut me një edukatë të mirëfilltë, do të luanin rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit të të riut nga devijimet dhe deformimet që e cenojnë dinjitetin e tij dhe e dëmtojnë zhvillimin normal të shoqërisë në tërësi. Reformimi dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i sistemit arsimor dhe investimet masive në trajnime profesionale joformale do të ndikonin pozitivisht në zhvillimin e aftësive dhe ngritjen profesionale të të rinjve si dhe në avancimin e tyre në aspektin intelektual dhe shkencor. Natyrisht, një proces i tillë duhet të jetë prioritet i gjithë instancave udhëheqëse të vendit, punonjësve arsimorë dhe gjithë atyre që zhvillojnë aktivitetin e tyre me të rinj. Një proces i tillë nuk duhet të nënkuptohet si proces i ndryshimeve revolucionare, mirëpo ky proces duhet të vlerësohet si një proces, bazë e të cilit është puna kontinuele dhe e vendosur për arritjen e këtij qëllimi fisnik: SIGURIMIT TË NJË RINIE TË SHËNDOSHË ME MORAL DHE VIRTYTE TË LARTA DREJT PËRPARIMIT TË PËRGJITHSHËM SHOQËROR. n


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.