Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

Page 17

Bota e Re

Kronologji

NUMËR SPECIAL

Si rrodhi dita e 17 shkurtit të vitit 2008-të, Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

17 shkurti - ditë e paharrueshme

për qytetarët e Kosovës Osman D. GASHI

K

osova shënoi njëvjetorin e realizimit të ëndrrës së saj të kamotshme, Shpalljen e Pavarësisë së saj dhe çdo qytetar, edhe ne studentët, si pjesëtarë të shoqërisë së Kosovës kujtojmë me mallëngjim atë ditë të ftohtë të 17 shkurtit 2008, e cila do të mbetet e paharruar, pasi që arritëm ta përjetojmë atë që shumë bashkatdhetarë e kanë pritur dhe kanë dhënë jetën për këtë ditë, e nuk kanë pasur mundësi ta presin. Një vit kaloi shumë shpejt dhe pothuajse ende i kujtojmë çastet e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe agjendën e ngarkuar të asaj të diele, qysh prej mëngjesit kur qytetarë nga katër anët e Kosovës dhe jashtë saj ia kishin mësyrë për në Prishtinë, për të qenë sa më pranë e më afër momentit kur do të shpallej Pavarësia e Kosovës. Por, prapëseprapë, është mirë që të kujtojmë çdo gjë që ka ndodhur atë ditë dhe se si ka rrjedhur ajo ditë, deri në përfundim me hedhjen e fishekzjarrëve në qiell, në katër pjesë të ndryshme të Prishtinës.

Në vijim do të paraqesim rrjedhën e ngjarjeve të asaj dite, e cila duhet të mbetet e paharruar në mendjen e çdo shqiptari.

11:00 Kryeministri e bën publike kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit

Në hotelin Grand në Prishtinë, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në një konferencë për shtyp bëri publike kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit të Kosovës, të cilën ia kishte drejtuar Kryetarit të Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqit, në bashkëpunim me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiun. Në përmbajtjen e kërkesës së drejtuar z. Krasniqit ndër të tjera thuhej: “Ndodhemi në prag të momentit më

të rëndësishëm të historisë sonë. Tani është koha të marrim vendime të cilat do të bëjnë vendin tonë pjesë të kombeve të lira dhe të pavarura. Nisur nga fakti se bisedimet për statusin e Kosovës kanë përfunduar, duke rikonfirmuar zotimin tonë për zbatimin e propozimit gjithëpërfshirës të dërguarit special dhe duke mirëpritur misionin ndërkombëtar të udhëhequr nga Bashkimi Evropian i cili do të ndihmojë zhvillimin demokratik dhe mbikëqyrjen e zbatimit të planit të Ahtisaarit, në përputhje me nenin 9, pika 1, faqe 26 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë dhe të rregullës 29 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës kam kërkuar nga Kryetari i Kuvendit që të thërrasë Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme për t’i shqyrtuar këto pika të rendit të ditës: Deklaratën e Pavarësisë dhe Miratimin e Simboleve Shtetërore të Kosovës. Presim përgjigje të shpejtë për t’i shqyrtuar këto çështje urgjente.” Më pas kryeministri Thaçi njoftoi se kryeparlamentari Krasniqi ka pranuar kërkesën dhe kishte ftuar Kryesinë e Kuvendit që të përcaktonin agjendën e Kuvendit në vazhdim.

12:00 Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit Kryesia e Kuvendit të Kosovës mbajti mbledhjen me kërkesën e Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit dhe të Presidentit Fatmir Sejdiu, për mbajtjen e Seancës së Jashtëzakonshme për shpalljen e Kosovës 17 shkurt 2009 n 15


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.