Takvimi 2012

Page 86

Da've

175

jetë shumësi e llojit dhe shumësi e specializimit, e jo shumësi e antagonizmit dhe kundërshtimit, shumëllojshmëri në integrim dhe bashkëpunim, jo shumëllojshmëri në neveri e grindje, dhe për sa kohë ata qëndrojnë së bashku, në çështjet më të rëndësishme, duke harruar dallimet në çështje sekondare, për sa kohë Kurani dhe Syneti është boshti i të gjithëve, kurse synim i tyre është mbështetja e Islamit, si doktrinë, si legjislacion dhe si moral, kurse motoja e tyre është: Ne bashkëpunojmë në atë për se jemi marrë vesh, kurse e arsyetojmë njëri-tjetrin, në atë për se nuk pajtohemi. 16. Islam që nuk mjaftohet vetëm duke i kënduar qytetërimit që lulëzoi dje, por ai punon në krijimtarinë e qytetërimit bashkëkohor islam, duke marrë më të mirën nga qytetërimi i sotëm, si elementet e shkencës, të teknologjisë, të menaxhimit dhe organizimit të mirë, duke ia ruajtur origjinalitetin dhe karakteristikat. Qytetërimi islam është një qytetërim që lidh Tokën me qiellin, lidh vlerat hyjnore me domethëniet njerëzore, pasqyron autenticitetin e Islamit dhe frymën e kohës, bashkon shkencën dhe besimin, aty takohen drejtësia dhe fuqia, balancohen krijimi material dhe ngritja morale, vëllazërohen drita e arsyes dhe drita e shpalljes. Qytetërim në të cilin shquhen elementet përbërëse të Islamit dhe karakteristikat e tyre, në të cilat reflektohen objektivat dhe metodat e tij për ndërtimin e individit, për formimin e familjes, për ngritjen e shoqërisë, për themelimin e shtetit dhe për orientimin e njerëzimit në rrugën më të drejtë. Qytetërim që dallohet nga qytetërimi i kampit lindor materialist e ateist, dhe nga qytetërimi i kampit perëndimor përfi-

176

Takvim – Kalendar 2012

tues e laik, qytetërim që nuk i përket as së djathtës e as së majtës, po i përket vetëm Islamit, buron prej tij, mbështetet në të, synon nga ai, lëviz dhe niset me të dhe niset dhe shquhet në të. Ai - me gjithë veçoritë - beson në bashkëveprim midis kulturave, në dialog midis qytetërimeve, në mirëkuptim të ndërsjellë midis popujve, në vëllazëri midis qenieve njerëzore kudo që janë, por ai refuzon të shkrihet në (qytetërime) të tjera dhe të humbë origjinalitetin e veçoritë e tij. Për këtë arsye kundërshton të gjitha llojet e pushtimit kulturor, të rrëmbimit të qytetërimit, të dominimit të huaj, u reziston metodave dinake që futin pushtuesit e sotëm të maskuar me rroba njeriu, të cilët fshehin dhëmbët e bishave, helmin e gjarprit dhe shpirtin e djallit! 17. Islam që nuk e ka shqetësim më të madh zbatimin formal të anës ligjore në legjislacionin islam, sidomos gjatë sanksioneve dhe gjatë ekzekutimit të ndëshkimeve, edhe pse ato janë pjesë të dispozitave të Sheriatit, shpërfillja e të cilave nuk lejohet. Por beteja e tij e parë dhe misioni i tij më i madh është përpjekja e ngutshme për krijimin e jetës së vërtetë islame, jo të jetës formale, jetës që punon për rregullimin e njerëzve, që pastaj edhe Allahu të bëjë rregullimin e tyre. Në kuadër të kësaj jete të ndërtohen njeriu besimtar, familja solide, shoqëria e bashkëlidhur, shteti i drejtë, i cili karakterizohet për forcën dhe ndershmërinë, jetë e integruar islame, e udhëhequr nga doktrina e Islamit, e qeverisur nga ligji i Islamit, e dominuar nga


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.