Raporti Vjetor 2009

Page 73

72 PRILL

MAJ

QERSHOR

Pas dorëzimit të aplikacionit përfundimtar për shqyrtimin e tarifave nga KOSTT me datën 18 janar 2009, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka analizuar dhe shqyrtuar përfundimisht aplikacionet dhe ka marrë vendimin për Miratimin e tarifave dhe ngarkesave të transmisionit për t’u aplikuar nga KOSTT nga data 1 prill 2009.

Në kuadër të përkushtimit të KOSTT për zhvillimin e rrjetit të transmisionit të Republikës së Kosovës, gjatë muajve prill dhe maj 2009 u implementua projekti për ndërrimin e përçuesve të linjës 110 kV (kilovolt) LP 126/1 që lidh Nënstacionin NS 110/35 kV Deçani me NS Gjakova. Qëllimi i implementimit të këtij projekti në vlerë prej 1.079.925.00 Euro, i cili u financua nga buxheti i KOSTT, është eliminimi e fyteve të ngushta në rrjetin e transmisionit, e me këtë sigurimi i furnizimit më cilësor nga aspekti i transmisionit në Rajonin e Dukagjinit.

Bazuar në Ligjin e ri për ndërmarrjet publike nr. 03/L-087, më 2 qershor të vitit 2009 u mbajt takimi i parë i Bordit të ri të Drejtorëve të KOSTT, në përbërje prej: z. Faton Deda, kryesues, z. Fadil Ismajli, anëtar - drejtor menaxhues i KOSTT, z. Fadil Rrustemi, anëtar, z. Fatos Ukaj, anëtar, z. Lutfi Maxhuni, anëtar, z. Nazmi Mikullovci, anëtar dhe z. Ramadan Paçarada, anëtar. Në takimin e parë konstituues, KOSTT-i prezantoi para anëtarëve të Bordit të Drejtorëve punën e deritashme të kompanisë, si dhe të akteve të aplikueshme që rregullojnë veprimtarinë e KOSTT-it. ---------------------------------------Me 25 qershor 2009 në takimin e 13 të Grupit Permanent të Nivelit të Lartë në Sarajevë (ang. PHLG-Permanent High Level Group)/organ i Komunitetit të Energjisë për EJL, janë paraqitur qëndrimet e KOSTT lidhur me çështjet që ndërlidhen me zhvillimet e tregut, Raportin e Bankës Botërore, mbështetja e KOSTT për themelimin e CAO, studimi për zhvillimin dhe themelimin e Menaxhimit të Koordinuar të Kongjestionit – ku është kërkuar që sistemi i Kosovës të paraqitet ndaras në pajtim me kornizën

gjeografike të Traktatit

01 prill

1.079.925.00

euro


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.