HIPOFIZA
Adenomat josekretore janë shkaktari më i shpeshtë i hipopituitarizmit. Sindromi Sheehan (nekroza postpartale e hipofizës) – është po ashtu shkaktar i hipopituitarizmit. Zhvillohet si pasojë e infarktit të adenohipofizës, për shkak të gjakderdhjes gjatë lindjes ose shokut. Mund të jetë asimptomatike, por edhe të manifestohet me ndërprerje të laktacionit pas lindjes, si pasojë e nekrozës masive. Sindromi i sella turcica e zbrazet – mungesë e hipofizës ose atrofi.