HIPOFIZA
Histologjikisht: Qelizat e adenomës janë poligonale, me bërthamë ovale, në qendër të vendosur, me citoplazmë të bollshme. Stroma është e paktë, vaskulare. Vetëm nëse përdoret imunohistokimia (antikorpet monoklonale) në hormone specifike mund të dallohet njëri tip i adenomës sekretore nga tjetri.