Shendeti reproduktiv-ligjerata per vit.II -te

Page 3

Shëndeti Riprodhues

Shëndeti riprodhues dhe të drejtat riprodhuese në Kosovë

Shëndeti riprodhues dhe të drejtat riprodhuese Kualiteit i lartë i shërbimeve të shëndetit riprodhues paraqet një element esencial për mirëqenie afatgjate fizike, intelektuale, sociale dhe ekonomike të çdo shoqërie. Është determinues themelor i shëndetit të gjeneratave të ardhëshme. Mjekët familjar duhet të marrin pjesë në sigurimin e shërbimeve të shëndetit riprodhues në Kosovë. Ata mund të kenë shumë role të rëndësishme, si; ofrimi direkt i shërbimeve preventive të shëndetit riprodhues, promovimi shëndetësor, edukimi shëndetësor i pacientit dhe i komunitetit si dhe në implementimin e politikës shëndetësore. Statusi i përgjithshëm i gruas në shoqëri ka ndikim shumë të madhë në nivelin e shëndetit riprodhues. Ne do të diskutojmë për ndikimin shkallës së arsimimit të femrës dhe statusit ekonomik në mortalitetin maternal dhe infantil. Të drejtat legale të cilat i kanë femrat në një shoqëri reflektojnë dhe drejtojnë tolerancën e shoqërisë ndaj manifestimeve të shumta të dhunës kundër gruas, si për shëmbull definicioni legal për sulmin seksual në kuadër të jetës bashkëshortore. Objektivat e mësimit Studentët e mjekësisë duhet të jenë të vetëdieshëm për gjendjen aktuale të shëndetit riprodhues në Kosovë dhe për synimet e programit Kosovar mbi politikën e shëndetësisë riprodhuese. Në këtë kapitull ju do të mësoni: • • • • •

Për definicionin dhe komponentat e shëndetit riprodhues Shkallën dhe ndikimin e problemeve të shëndetësisë riprodhuese Si ndikojnë në shëndetin riprodhues faktorët social, kulturor dhe ekonomik Pse të drejtat riprodhuese të popullatës janë esenciale Si të inkorporohen këto principe të shëndetit riprodhues në kuadër të mjekësisë familjare, në Kosovë

Definicioni Shëndeti riprodhues është gjendje e mirëqenies së plotë fizike, mentale dhe sociale e jo vetëm munges e sëmundjes, në të gjitha rrethant që ndërlidhen me sistmenin riprodhues, funksionimin dhe proceset e tij (ICPD 1994). Kështu pra shëndeti riprodhues do të thotë që njerëzit të jenë në gjendje të kenë jetë seksuale të kënaqshme dhe të sigurtë dhe të kenë mundësi për tu reprodukuar si dhe të kenë liri për të vendosur; nëse po, kur dhe sa shpesh të kenë fëmijë. Nga ky definicion shihet kjartë se shëndeti riprodhues përfshinë trupin, mendjen dhe komunitetin. Komponentat e shëndetit riprodhues • • • • •

Amësia e sigurtë (përfshirë edhe kujdesin obstetrik emergjent-KOE) Planifikimi i familjes së shëndoshë Parandalimi dhe trajtimi i STS-ve/HIV-it/AIDS-it Parandalimi dhe reagimi në dhunën e bazuar në gjini dhe seks Adresimin e nevoja të adolescentëve për shëndetësi reprodktive

3


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.