pancreatitis acuta

Page 1

PUNIM SEMINARIK TEMA : PANCREATITIS ACUTA

MENTORI : PROF. DR. RAGIP SHABANI PUNUAR NGA : FLOKART SMAJLI


Pancreatitis acuta 

Termi pankreatit akut përfshinë një spektër lezionesh inflamatore qe zhvillohen në pankreas dhe në indet peripankreatike. Pankreatiti akut karakterizohet me fillim të menjëhershëm dhe me një kuadër klinik shumë të rëndë. Shfaqet me dhembje teper të forta, vjellje, diarre, humbje oreksi si dhe gjendje shoku.


Pankreatitet akute shprehen me lezione inflamatore të cilat ndahen në katër grupe e që karakterizohen me shtrirje dhe kohëzgjatje të ndryshme : Shkatërrim proteolitik – i acinusve të indit pankreatik I shkaktuar nga aktivizimi I enzimave pankreatike dhe që qon në krijimin e vatrave nekrotike me ngjyrë gri në të bardhë, që kanë numër, lokalizim dhe madhësi të ndryshme.


ď Ž

There are some necrotic areas in pancreas (*). Surrounding the necrotic areas is granulocyte infiltration (arrows). Between necrotic areas is seen regular pancreas tissue. 40x magnification, HA-staining



Pankreatiti nekrotiko hemorragjik – që zhvillohet në terene të ndryshme nekrotike të murit të enëve të gjakut. Ky lezion zakonisht krijon një infiltrim të gjerë hemorragjik I cili makroskopikisht paraqet zona të gjera me ngjyrë kafe të errët të kombinuara me vatra gri në të verdhë.




Nekroza e indit dhjamor (steatocitonekroza) – lokalizohet në pankreas dhe përreth tij, shkaktohet nga veprimi hidrolitik I enzimave lipolitike mbi qelizat dhjamore të pankreasit.


Lezione të një inflamacioni akut shoqërues – këtu kemi lezione edematoze dhe infiltrate inflamatore të cilat nuk janë shumë të theksuara. Këto dëmtime janë të rikthyeshme dhe me kalimin e kohes I nenshtrohen proceseve të sklerozes pankreatike.



 

Etiopatogjeneza – e pankreatitit akut është e paqartë. faktorët etiologjik : A) faktorët metabolikë – alkooli, hiperlipoproteinemia, hiperkalcemia gjenetike, disa barna ( thiazidet, diuretiket ) etj.


B) Faktorët mekanikë – gurët biliarë, dëmtimet traumatike të pankreasit, dëmtimet peripankreatike etj. C) Faktorët vaskularë – gjendje shoku, embolia, poliarteriti nodoz etj. D) Faktorët infeksioz – parotiti epidemik, infeksionet nga Coxsackieviruset, CMV, mycoplazma pneumonie etj.


Teoritë etiopatogjenetike të pankreatitit akut : Teoria kanalikulare – e cila lidh zhvillimin e pankreatitit akut nekrotiko-hemoragjik me bllokimin e kanaleve pankreatike, psh bllokimi I kanaleve pankreatike nga gurët biliar në papilla Water.



Teoria vaskulare – për faktin që në shumë raste me pankreatit akut janë gjetur tromboza venoze apo arteriale në pankreas, si dhe zhvillimi I shpeshtë I pankreatiteve akute nekrotikohemorragjike tek personat me sëmundje kardiovaskulare.


Teoria alergjike – e cila I konsideron lezionet e pankreatitit akut nekrotiko-hemorragjik si lezione të tipit të Arthusit. Teoria nervore – e cila e lidh pankreatitin me qrregullimet e sistemit nervor autonom.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.