HEPATITET VIRALE bylbyl kadrijaj

Page 1

ANATOMIA PATOLOGJIKE HEPATITET VIRALE

Bylbyl Kadrijaj Prishtinë,Prill 2009


Hyrje ; HEPATITET Lezionet inflamatore të mëlqisë me një term të përgjithshëm quhen Hepatite.  Mëlqia është një organ që dëmtohet shumë shpesh nga sëmundjet e ndryshme te cilat mundë të jenë me natyrë virale,bakteriale,parazitare,fungale,medika mentoze etj… 



HEPATITI VIRAL Paraqet inflamacion të heparit të shkaktuar nga virusët e hepatitit të cilët kanë një afinitet të veqantë për mëlqinë.  Njihen disa tipe të virusëve të hepatitit të cilët japin forma kliniko-morfologjike të ngjashme me njëra tjetren,prandaj dëmtimet e tyre në hepar përshkruhen së bashku. 


ETIOPATOGJENEZA 

Hepatitis A virus-HAV ; është picornavirus me ARN,shkakton infeksion përmes rrugës gastrointestinale(fekalo-orale) prandaj quhet hepatit infeksioz. Periudha e inkubacionit 2-6 javë. Zakonisht ka dekurs akut,dhe nuk jep gjendje mbartëse dhe nuk kronicizohet. Përkundrazi kalon mirë dhe lë imunitet të përjetshëm,dhe nuk jep ndërlikim si karcinomë hepatike.



Hepatitis B virus - HBV Është hepadnavirus me ADN, infeksioni transmetohet me rrugë parenterale(transfuzionet e gjakut),ose me kontakte të afërta në mes personave.  Inkubacioni 4 – 26 javë,mundë të shkaktojë; hepatit akut,fulminant,kronik jo progresiv dhe progresiv,si dhe ka rol ne zhvillimin e karcinomës hepatocelulare (HCC).  Ka Ag si; HBsAg,HBcAg dhe HBeAg,prandaj faktoret imunologjik kan rol të rëndësishëm në dëmtimet hepatike. 


Struktura e HBV



Hepatitis C virus - HCV 

 

Është flavivirus me ARN,transmetohet me rrugë parenterale dhe kontaktë të ngushtë ndërpersonal. Inkubacioni I gjatë; 2 – 26 javë. Shkakton hepatit progresiv me mundesi për të evoluar drejt cirrozës hepatike,dhe favorizon zhvillimin e karcinomes hepatike.


Hepatitis D virus - HDV Quhet edhe virusi delta  Transmetohet me rrugë parenterale dhe kontakte të ngushta jetësore.  Shkakton infeksion vetëm kur është I pranishëm HBV,dhe jo si I vetëm, pra kemi të bëjmë me një superinfeksion I cili klinikisht shfaqet me hepatit akut,fulminant ose kronik progresiv që evoluon drejt cirrozës hepatike. 


Hepatits E virus - HEV I përket klasës së calicivirusëve.  Transmetohet me rrugë fekalo-orale,  Inkubacioni 2 – 8 javë, dhe shkakton hepatit fulminant sidomos te gratë shtatzëna dhe ka vdekshmëri të lartë – deri në 20 % të rasteve.  Nuk shkakton hepatit kronik e as gjendje mbartëse. 



Format kliniko-morfologjike a) b) c) d) e)

Gjendje mbartëse,pa shenja klinike të qarta të sëmundjes Infeksion asimptomatik Hepatit akut pa ose me ikteri Hepatit fulminant ( hepatit I rëndë me ecuri shumë të shpejtë ) Hepatit kronik me ose pa progresion drejt cirrozës hepatike.


Gjendja mbartëse 

Paraqet një rrethanë gjatë të cilës personi e mbart virusin të cilin edhe mund ta transmetojë, por ai nuk ka shenja klinike ose ato janë të pakta.

Infeksioni asimptomatik  Nuk ka shenja klinike prandaj mundë të diagnozohet vetëm rastësisht me anë të ekzaminimeve serologjike (gjetjes së antikorpeve antivirale tek I sëmuri )


HEPATITI VIRAL AKUT 

 1. 2.

Paraqet inflamacion akut të mëlqisë,I shkaktuar nga virusët e hepatiti por më shpesh nga ai A,B,dhe C. Kalon nëpër katër faza : Periudha e inkubacionit ( lloji I virusit ) Faza preikterike me simptoma jospecifike; dobësi e përgjithshme, lodhje,anoreksi,nauze dhe vjellje,dhembje koke,mialgji, dhe artralgji. Në këtë fazë mëlqia është pak e zmadhuar dhe e dhembshme.


3.

4.

Faza ikterike me simptoma specifike ; ikteri ( verdhëza) prandaj hepatitis viral emërtohet verdhëza ose sarillëku. Shoqërohet me urinim me ngjyrë të errët. Periudha e konvaleshencës ; kemi tërheqje të shenjave klinike dhe në pak javë ose muaj I sëmuri shërohet.


Icterus hepatitis


Ndryshimet morfologjike ne hepatitin viral akut Hepatomegalia, tendosja e kapsules dhe për pasojë rritja e konsistences se organit.  Hepari merr ngjyrë te kuqe ose kur ka kolestaze të gjelbërt.  Lezione degjenerative; dëmtimi I metabolizmit qonë në mbingarkesa qelizore,” qeliza të balonizuara “  Në HB citoplazma merr pamjen e “ xhamit opak” sepse përmban sasi të mëdha te HBAg 



Lezionet nekrotike; nekrozë hepatocelulare;qeliza te izoluara ose grupe qelizash  Nekroza mundë të jetë e tipit citolitike ose e tipit të apoptozës.  Në raste të rënda; urëza nekrotike ( portalportal, central – central, portal – central)  Nekrozat ne formë ure janë karakterisitke për format e rënda të hepatiti akut. 


Dukuritë inflamatore  

Kryesisht mononuklear portitis – infiltrat në hapësirat portale, por edhe në thellësi të parenkimës ne zonat periportale – interface hepatitis. Qelizat e Kupfferit hipertrofohen,hiperplazohen, dhe në to si pasojë e fagoctozës së mbeturinave të hepatociteve të nekrotizuara, mund të grumbulohet lipofuscinë.




HEPATITI FULMINANT Në disa raste hepatitis karakterizohet me lezione të thella nekrotike dhe degjenerative dhe me dukuri inflamatore të acaruara. Progreson shumë shpejt dhe për 2 – 3 javë qonë në insuficiencë të thellë hepatike.  Kjo formë quhet hepatit fulminant (i rrufeshëm, zhvillohet shumë shpejtë )  Në 25 – 50 % të rasteve përfundon me vdekjen e të sëmurit – hepatit malinj.  Te personat që nuk vdesin,zhvillohet cirrozë hepatike postnekrotike e rëndë. 



Morfologjia Inflamacion akut me mbizotrim të lezioneve nekrotike (urëzat nekrotike), dhe degjenerative ( tipit steatotik )  Makroskopikisht; atrophia flava acuta hepatis ku mëlqia zvoglohet dhe merr ngjyrë të verdhë.  Më së shpeshti viruset B dhe D, por në disa raste edhe faktorët medikamentozë.  Mikroskopikisht; nekroza masive hepatike,si dhe steatozë dhe kolestazë. 


Hepatiti fulminant


HEPATITI KRONIK VIRAL 

Inflamacion dhe nekrozë hepatike të pranishme për një periudhë më të gjatë se gjashtë mujore, me të dhëna klinike, serologjike dhe biokimike. SHKAKTARËT: virusët e hepatitit,por edhe disa barna si methyldopa,isoniazidi,etj; disa sëmundje metabolike si ajo e Wilson; alkoolizmi, qrregullime imunitare etj…. Më të zakonshëm janë HBV dhe HCV…



Format kryesore të hepatitit kronik 1.

2.

3.

Hepatit kronik persistent ; është formë që nuk përparon por edhe nuk zhduket, ka një lezion inflamatorë minimal në hapësirat portale,dhe nuk I prek lobulet hepatike. Nuk shkakton cirrozë hepatike. Hepatit kronik aktiv ose progresiv ; lezion inflamatorë progresiv,në hapesirat portale dhe pjesë të ndryshme të lobuleve hepatike. Zakonisht përfundon në cirrozë hepatike. Hepatit kronik lobular; lezione të lokalizuara në disa lobule të veqantë.




Ndryshimet makroskopike Në h.k.persistent kemi zmadhim të lehtë të heparit por pa ndryshim të konsistencës së tijë. Përkundrazi në h.k. aktiv hepari është I zmadhuar dhe me konsistencë të shtuar. Ndryshimet mikroskopike  Në h.k.persistent; infiltrate inflamatore mononukleare të përqendruara në hapsiren portale dhe nuk kalojnë në lobulin hepatik.  Në h.k.aktiv përveq dukurive inflamatore kemi edhe ndryshime nekrotike te qelizave 




REFERNCAT : PATOLOGJIA SPECIALE, Tiranw 2005  ROBBINS, Basic Pathology 8th 


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.