Revista Tech.Al - Issue 1

Page 1

Revista Tech.Al - Teknologjia s'ka fund!

Tetor - 15 Nëntor, 2011- Publikimi 1

Brënda:

-Të rejat e iOS5 -Vodafone 555 -iPhone në Shqipëri -BE: Plane për 4G

Ndërron jetë Steve Jobs

Në Tetor, e gjithë bota humbi një nga njerëzit më të zgjuar dhe influencialë të gjeneratës sonë. Lajmi i plotë në Faqen 2.

Startups Albania

Startups Albania, një iniciativë e stafit të Tech.Al për të ndihmuar dhe inkurajuar faqet e reja Shqiptare, me qëllim që ato të kenë sukses. Lajmi i plotë në Faqen 3.

iPhone në Shqipëri

Mbërriti në Shqipëri iPhone 4s, celulari që u prezantua nga Apple më 5 Tetor. Lajmin e plotë keni mundësi ta lexoni në Faqen 3.

MUAJIN

TETOR, TECH.AL

KA ARRITUR SHIFRËN PREJ

300

POSTIMESH!

RRETH TEKNOLOGJISË, MEDIAS SOCIALE, CELULARËVE, LOJRAVE, ETJ...

POSTIME

300 POSTIME DHE VAZHDOJMË Që nga 30 Nëntori i vitit të kaluar, në Tech.Al janë bërë më shumë se 301 postime. Të gjitha këto postime janë bërë në kategori të ndryshme si Auto, Biznes, Lojra (E Re), Mobile, Social Media, Web, dhe sigurisht, Tech. Ne punojmë që c’do ditë t’ju sjellim ju lajmet më të freskëta, nga vëndi dhe bota. Edhe pse për një kohë të gjatë nuk pati asnjë postim të ri (nga Maji deri në Shtator), ajo është e shkuara, dhe ne shofim vetëm përpara. Ju sigurojmë

që shumë shpejt Tech.Al do të jetë webfaqja më e vizituar për lajme rreth teknologjisë. Cfarë e ndan Tech.Al nga faqet e tjera? Faqet e tjera kopjojnë faqe të tjera, ose thjesht përkthejnë një lajm nga një faqe tjetër Anglisht. Kurse ne jemi ndryshe. Postimet tona kanë më shumë ‘thellësi’. Ne ju garantojmë që asnjë nga postimet tona nuk është copy-paste. Por mos na beso ne. Thjesht shko tek CopyScape.com


10 njerëzit më të fuqishëm në botë!

1.Barack Obama - Presidenti i parë më ngjyrë Amerikan, Barack Obama, është vetëm 50 vjec. Kulmi i karierës së tij ishte vrasja e njeriut më të kërkuar në botë, Osama Bin Laden në Maj. 2. Vladimir Putin - Jo vetëm sepse është presidenti i Rusisë, vëndit me sipërfaqen më të madhe në botë, por sepse është një nga miliarderët më të mëdhenj, gjithashtu. 3. Hu Jintao - Presidenti i Kinës, vëndit më të popullsuar në botë. Ka bërë që Kina të jetë superfuqia e dytë më e madhe në botë, shumë pak larg nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

4. Angela Markel - Kancelarja Gjermane është gruaja më e fuqishme në botë. Njihet si udhëheqësja e Bashkimit Europian. 5. Bill Gates - Themeluesi i Microsoft-it, kompanisë më të madhe për sisteme kompjuterash në botë. 6. Abdullah bin Abdul Aziz al Saud Mbreti i Arabisë Saudite është më i vjetri në këtë listë, 87 vjec. Një nga vetëm disa monarkistët absolut të mbetur. 7. Papa Benedict XVI - Papa Benedicti i 16-të është lideri i rreth 1.2 miliarda njerëzve në të gjithë globin.

8. Ben Bernanke - Edhe pse jo shumë i njohur në të gjithë botën, Ben Bernanke është ai që ka në kontroll të gjithë paranë Amerikane. 9. Mark Zuckerberg - Në 7 vjet, ai arriti të bënte atë që CIA nuk e bëri dot për 60 vjet: ai di cfarë 800 miliona njerëz bëjnë, mendojnë, lexojnë, dhe cfarë dëgjojnë. 10. David Cameron - Urrehet shumë nga Anglezët për shkak se është shumë i angazhuar me Bashkimin Europian, gjë që Anglezët nuk e pëlqejnë, sepse nuk duan të jënë shumë të përzjerë me Evropën.

VODAFONE 555 ME FACEBOOK Në zyrat e redaksisë tonë para disa ditësh mbërriti një pako. Të them të drejtën u çudita paksa pasi nuk na rastis të na vijnë shpesh pako, aq më tepër pa i pritur ato. Sapo pashë kutinë e kuptova që kishte lidhje me kompaninë celulare Vodafone. Me shpejtësi hapa kutinë dhe

mbeta i habitur kur pashë brënda pikërisht modelin më të ri dedikuar rrjetit shoqeror Facebook. Celulari është tani në dispozicion për të gjithë klientët e Vodafone. Për më shumë, shikoni Vodafone.al/555

NDËRRON JETË STEVE JOBS (1956-2011) E gjitha bota humbi një nga njerëzit më të zgjuar dhe të talentuar të gjeneratës sonë. E kemi llafin për Steven Paul Jobs, gjysëmkrijuesi i një nga kompanive më të mëdha në botë, Apple! Steve Jobs nuk do të harrohet kurrë, jo vetëm sepse ishte një njeri me talent të madh, por sepse

Page 2

krijimet e tij si iPod-ët, iPad-ët, iPhone-ët, dhe iMac-ët do të ngelen në histori për një kohë të gjatë. Lajmi për vdekjen e z.Jobs u bë i ditur nga familja e tij, dhe më pas lajmi u shfaq në faqen kryesore të Apple.com, dhe më pas u përhap në të gjithë web-in. Në Janar të këtij viti,z.Jobs mori disa muaj lejë për

t’u kujdesur më shumë për shëndetin e tij, pasi vuante nga kanceri pankreatik. Më pas ai u kthye në Mars për të prezantuar iPad 2. Në Shtator ai dha dorëheqjen si Kryetari Ekzekutiv (CEO) i Apple. Stafi i Tech.Al ngushëllon të gjithë familjen Jobs. z.Jobs, u mbprehtë në paqe shpirti jot! Nuk do të


IPHONE 4S NË SHQIPËRI Të nderuar miq! Shënoni kalendarët tuaj! Listës të shteteve ku mund të blihet iPhone 4S i shtohen edhe 15 vënde të tjera! Një nga këto vënde është edhe Shqiperia. Apple ka bërë gati planin për dominimin e botës me iPhone. Që nga 11 Nëntori iPhone 4s vjen në këto vënde: HONG KONG KOREJA

E JUGUT

SHQIPËRI

ARMENI

POLONIA

BULLGARI

PORTUGALIA

EL SALVADOR GREQI

GUATEMALA MALTË

MAL I ZI

ZELANDA RE

E

PANAMAJA

STARTUPS ALBANIA

Këtu tek Tech.Al, qëllimi kryesor i stafit tonë është që ju, lexuesi, të informoheni sa më parë për lajmet rreth teknologjisë brënda dhe jashtë vendit. Prandaj dhe po sjellim për ju një ide tjetër në uebosferën Shqiptare, që tani për tani po e titullojmë Startups Albania. Startups Albania është një inicjativë për të ndihmur dhe

inkurajuar faqet dhe idetë e reja Shqiptare në mënyrë që këto faqe të mos mbyllen pas 2-3 javëve, gjë që po e shikojmë shumë kohët e fundit. Ne duam t’ju ndihmojmë ju sa më shumë të jetë e mundur që ju të jeni të sukseshëm me faqet tuaja. Me një fjalë, ideja është që ne të përhapim fjalën për faqen tënde, në mënyrë që ju të keni një shtyrje për të mos e lënë pas dore apo mbyllur faqen. Për më shumë informacione rreth këtij projekti që ne kemi marrë përsipër, vizitoni Tech.Al/Startups!


Të rejat e iOS 5

NJOFTIME më të mira. iOS 5 ka një qëndër të re njoftimesh, e cila mund të hapet duke rëshkitur gishtin nga lart poshtë në ekran. Ju mund ti rregulloni njoftimet sipas dëshirës tuaj. IMESSAGE.

Qëndra e re e mesazheve lejon c’do përdorues të iOS 5 të komunikojë me përdoruesat e tjerë të iPad, iPhone, dhe iPod Touch me 3G ose WiFi. Kjo është një lloj si SMS-të, por më e avancuar dhe e shpejtë, sepse është në kohë reale, p.sh. mund të shohësh kur personi në anën tjetër po shkruan, sikurse është edhe në Facebook, Skype, apo MSN. iMessages është e sinkronizuar me të gjitha mjetet që ke ti, pra me iPad, me iPhone, dhe me iTouch. Kjo do të thotë që mund të fillosh një bisedë në iPad, dhe t’a

mbarosh atë në iPhone apo iTouch, dhe anasjelltas. REMINDER. N.q.s ke praktikë futbolli pasnesër, ky aplikacion t’a kujton atë për ty. N.q.s të ka porositur mami për vezë, ky aplikacion t’a kujton atë për ty. N.q.s ke një listë për në supermarket, ky aplikacion është për atë punë gjithashtu. Pra ky është si një lloj aplikacioni për kujtime. INTEGRIMI I TWITTER. Apple e ka integruar Twitterin në shumë aplikacione të ndryshme si Safari, Youtube, Photos, etj. Ka nevojë që të kycesh në Twitter vetëm një herë, dhe iOS i bën të tjerat. SIRI. Me anë të Siri-t, tani mund të kontrolloni mjetin tuaj, iPad, iPhone apo iTouch me anë të së folurit.

Tech. Al Tirana, Albania & 569 Canterbury Circle, Canton, MI 48187 phone: 1-734-507-9861 web: www.tech.al

Revista e Tech.Al m i rë m b a h e t d h e ri f re s k o h e t n g a K l a j d i H ë n a . M a t e ri a l e t q ë g j ë n d e n n ë k ë t ë re v i s t ë nuk m und t ë k op j ohe n n ë a s n j ë m ë n y rë p a l e j ë n e a u t o ri t . C d o m o d i f i k i m , k o p j i m , re d a k t i m , p ri n t i m , d h e p ë rk t h i m i m a t e ri a l i t n d a l o h e t reptësisht. Në qoftë se k e ni nd onj ë p y e t j e os e në q of t ë s e nuk j e ni i q a rt ë p ë r d i c k a , j e n i t ë l ut ur t ë na k ont a k t oni t e k f a q ja ht t p : / / t e c h. a l / k ont a k t . Për marketing tek re v i s t a , o s e t e k f a q j a onl i ne , j e ni t ë l ut ur t ë na k ont a k t oni . R e k l a m ue s i t n ë re v i s t ë g j i t h a s h t u m a rri n n j ë l i n k t e k f a q j a kryesore, Tech.Al. 2010-2011 Copyright. All rights reserved. Tech.al & Klajdi Hëna.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.